E Hënë, 2 Nëntor 2026

Universitetet italiane, të hënën nisin regjistrimet në ambasadë

04/06/2005  Ja kalendari sipas të cilit duhet të paraqiteni pranë Zyrës Tregtare të ambasadës

Për të gjithë ata që kanë aplikuar për të studiuar në Itali, të hënën nisin regjistrimet. Ata duhet të paraqiten në ambasadë për t’u regjistruar në universitetin në të cilin dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Ambasada italiane njofton se, duke nisur nga e hëna e ardhshme, 6 qershor, studentët që kanë paraqitur kërkesën për regjistrim në universitetet italiane, do të priten për legalizimin e firmës së tyre, sipas një kalendari. Studentët duhet të drejtohen në Zyrën Tregtare të ambasadës në adresën, Rruga Elbasanit 125, pranë Fakultetit Histori-Filologji. Gjithashtu, ambasada kujton se aplikuesit duhet të paraqiten personalisht dhe të pajisur me pasaportë. Të drejtën e takimit do ta kenë vetëm studentët që kanë paraqitur një kërkesë regjistrimi brenda afatit të fundit të parashikuar, 18 maj. Për arsye organizimi, nuk do të jetë e mundur të priten studentët që ditëve të tjera. Kërkohet korrektësia maksimale, kujton ambasada italiane. Kalendari do të afishohet gjithashtu në stendën jashtë ambasadës italiane në Tiranë dhe në Zyrën Tregtare të ambasadës, në Rrugën e Elbasanit.

Aktualisht, studentët kanë zgjedhur degët për të cilat do të studiojnë.

Teksti i këtij udhëzimi dhe lista e degëve të disponueshme, i konsultuan dhe në faqen e internetit të kësaj ministrie, në adresën: ëëë.MIUR.IT, opsioni Universita.

Studentët brenda juridiksionit të kancelarisë konsullore të ambasadës italiane në Tiranë, të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një universiteti italian, dërguan një zarf pranë sportelit të kësaj ambasade.

Studentët që kanë mbaruar shkollën e mesme, duhet të fusin në zarf dëftesën e pjekurisë origjinale, nëse e kanë humbur atë, atëherë të vendosin në zarf një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e maturës së bashku me ato të provimeve të maturës.

Studentët, të cilët ndodhen aktualisht në fund të shkollës së mesme dhe gjatë verës 2005 marrin diplomën, futën në zarf vërtetimin me nota, notat e të gjitha viteve dhe të semestrit në vazhdim. Pra, të vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të semestrit të parë të vitit të katërt. Këta studentë, sapo të marrin në dorëzim Dëftesën e Pjekurisë nga shkolla e mesme shqiptare, në mënyrë të detyrueshme origjinalin, duhet ta dërgojnë në ambasadë, si dhe dy fotokopje të plota të saj. Dëftesën duhet ta dërgojnë brenda datës 20 korrik 2005 dhe jo më vonë, ndryshe do të skualifikohen, pavarësisht nga faza ku do të ketë arritur aplikimi i tyre.

Kini Kujdes!

1. Duhet të paraqiten personalisht dhe të pajisur me pasaportë

2. Të drejtën e takimit do ta kenë vetëm studentët që kanë paraqitur një kërkesë regjistrimi brenda afatit të fundit të parashikur, 18 maj

3. Për arsye organizimi nuk do të jetë e mundur të priten studentët e ditëve të tjera. Kërkohet korrektësia maksimale

Studentët do të priten pranë Zyrës Tregtare më:

Data 06.06.2005 Orari i pritjes

Universiteti “G.D’Annunzio”, Chieti,Pescara 09:00-13:30

Universiteti i Perugia-s 09:00-13:30

Universiteti për të huajt, Perugia 09:00-13:30

Universiteti i Ferrara-s 09:00-13:30

Universiteti i Veronës 09:00-13:30

Universiteti i Pisas 14:30–17:00

Data 07.06.2005

Universiteti i Studimeve, Trieste 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Molises-Camposabbo 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve i Genovas 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Salerno 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Camerino 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Calabria 09:00-13:30

Universiteti i Dytë i Napolit 09:00-13:30

Universiteti “Federico II”, Napoli 09:00-13:30

Universiteti ‘Libera’ i Bolzanos 09:00-13:30

Akademia e Muzikës Moderne, Milano 09:00-13:30

Akademia e Arteve të Bukura, Palermo 09:00-13:30

Konservatori ‘Arrigo Boito’, Parma 09:00-13:30

Akademia e Arteve të Bukura, Bolonjë 09:00-13:30

Konservatori ‘Santa Cecilia’, Romë 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Pavia 14:30-17:00

Universiteti i Studimeve, Parma 14:30-17:00

Data 08.06.2005

Universiteti i Sienës 09:00-13:30

Universiteti i Biznesit Luigi Bocconi, Milano 09:00-13:30

Politekniku i Milanos 09:00-13:30

Universiteti ‘Libera’ i gjuhëve dhe komunikimit (IULM) i Milano 09:00-13:3

Politekniku i Torinos 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Romë 14:30-17:00

Universiteti i Studimeve “TOR VERGATA”, Romë 14:30-17:00

Instituti Universitar i Shkencave Motorike, Romë

14:30-17:00

Datë 09.06.2005

Universiteti Studimeve Milano–Biccoca 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Udine 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Palermo 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Trento 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Bergamo 14:30-17:00

Universiteti “Ca’Foscari”, Venezia 14:30-17:00

Datë 10.06.2005

Universiteti i Studimeve, Torino 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Modena e Reggio Emilia 09:00-13:30

Politekniku i Barit 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Foggia 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Bari 14:30-17:00

Datë 14.06.2005

Universiteti i Studimeve, Firenze sipas emrave

A, B, D, E, F, G, J, I, M, N, K 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Firenze sipas emrave

O, L, S, SH, P, T 14:30-17.00

Universiteti i Studimeve, Teramo 14:30-17:00

Universiteti i Studimeve, Lecce 14:30-17:00

Datë 15.06.2005

Universiteti i Studimeve, Padova 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Brescia sipas emrave

A 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Brescia sipas emrave të tjerë

14:30-17:00

Datë 16.06.2005

Universiteti i Studimeve, Bologna (Rimini, Forli’, Ravenna, Cesena) 09:00-13:

Universiteti i Studimeve, Tuscia, Veterbo 14:30-17:00

Universiteti Politeknik, Marche, Ancona 14:30-17:0

Datë 17.06.2005

Universiteti i Studimeve, Piemonte Orientale

“Amedeo Avogadro” 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Messina 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Urbino “CARLO BO” 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Milano STATALE 09:00-13:30

Universiteti i Studimeve, Catania 14:30-17:00

Universiteti Katolik ‘Sacro Cuore’, Milano 14:30-17:00

Universiteti i Studimeve, Cassino 14:30-17:00

Universiteti i Studimeve, Insubria Varese–Como 14:30-17:00

Universiteti i Studimeve, Macerata 14:30-17:00

Datë 20.06.2006

Universiteti i Studimeve “LA SAPIENZA”, Romë 09:00-13:30

Akademia e Arteve të Bukura 14:30-17:00

Akademia për Spektakël ‘EXITUS’, Romë 14:30-17:00

Instituti Muzikor “VALLE D’AOSTA’, AOSTA 14:30-17:00

Akademia e Arteve të Bukura, Brera, Milano 14:30-17:00

Instituti Muzikor LUIGI BOCCHERINI, LUCCA 14:30-17:00

Akademia e Arteve të Bukura, Firenze 14:30-17:00

Akademia e Hapur e Arteve të Bukura, Firenze 14:30-17:00

Konservatori ‘Licinio Refice’ Frosinone 14:30-17:00

Konservatori ‘Giocchino Rossini’, Pesaro 14:30-17:00

Konservatori ‘Giuseppe Verdi’, Milano 14:30-17:00

Konservatori ‘Agostino Steffani i CASTELFRANCO VENETO’, Treviso 14:30-17:00

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›