Shitja e firmës nga Fazlliçi, mbi 300 mijë euro evazion fiskal ndaj shtetit
Nga shitja nuk janë derdhur detyrimet në Tatime. Arkës së Tatimeve i mungojnë mbi 300 mijë euro detyrime
Më datë 9 korrik 2007, Damir Fazlliç kreu zyrtarisht shitjen e firmës “Crown Acquisitions”, tek i cili ishte pronar (me vendim gjykate nr. 34011/2, të gjyqtares Majlinda Dogga), për llogari të një firme të regjistruar në Nikosia të Qipros, e cila quhet “Altaria Research Limited”. Nga termat e kontratës del se firma “Crwun Acquisitions” u shit për një vlerë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës. Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola. Dokumentet tregojnë se firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që në datën 14 maj 2007 (kohë në të cilën administrator ishte z. Isufi), ndërsa avokatja Kola, më datë 20 qershor 2007, firmosi kontratën e shitjes. Duke qenë se në prokurën e lëshuar nga Qiproja avokates i kërkohej të bënte blerjen dhe më tej regjistrimin e firmës për llogari të qipriotes “Altaria Research Limited”, atëherë gazeta shkoi të verifikonte pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve dhe pranë Drejtorisë së Tatimeve procedurën e regjistrimit si dhe për asetet e firmës. Nga ky verifikim doli se firma ende vazhdonte të ishte e regjistruar në emër të pronarit të saj të parë, Damir Fazlliç. Madje të dhënat nga Tatimet tregojnë se kjo firmë nuk ka derdhur asnjë qindarkë në arkën e shtetit, duke kryer kështu evazion fiskal. Firma nuk kishte asnjë aset dhe nuk ka paguar kurrë ndonjë detyrim tatimor, madje nuk ka paguar as 20 përqindëshin e TVSH-së për kontratën e shitjes (170 mijë euro në rastin konkret, që sipas kontratës duhet t’i paguante Fazlliç). Kështu, me një llogari të thjeshtë, biznesmeni Fazlliç, nga i gjithë ky transaksion, i ka mbetur shtetit shqiptar pa i paguar mbi 300 mijë euro taksa dhe detyrime plus dhe TVSH-në.
Si e përcakton ligji
Sipas ligjit “Për procedurat tatimore”, kur tatimpaguesi kryen me lekë në dorë transaksione shitblerjeje që kalojnë kufirin e përcaktuar në nenin 36/1 të këtij ligji: Rikarakterizimi i transaksioneve për të reflektuar gjendjen reale ekonomike të një tatimpaguesi mund të bëhet vetëm me urdhër të kryetarit të degës së tatimeve, në bazë të propozimit me shkrim të inspektorëve të grupit të kontrollit. Përcaktimi i detyrimeve tatimore në rastet e mësipërme bëhet sipas udhëzimit në zbatim të këtij ligji, i cili përfshin përdorimin e koeficienteve teknike, vlerësimin dhe zhvlerësimin e pasurisë, standardet industriale, numrin e punonjësve, llojin e klientëve, çmimet krahasuese dhe qarkullimin e mallrave të tatimpaguesve të ngjashëm. Përcaktimi i këtyre treguesve bëhet në mbështetje të legjislacionit në fuqi, si dhe në bazë të të dhënave të shoqatave të specializuara të biznesit. Në çdo rast rikarakterizimi i transaksioneve bëhet në mbështetje të ligjeve në fuqi, si dhe në informacionet e ofruara nga Instituti i Statistikave ose shoqatat e specializuara të biznesit dhe i njoftohen në kohë paraprakisht tatimpaguesit. Vlera orientuese e tatueshme përcaktohet me akte nënligjore.
Shkeljet dhe dënimet për mosregjistrim
Kryerja e veprimtarisë apo e shitblerjeve pa u regjistruar në organet tatimore dhe pa u pajisur më parë me certifikatën tatimore është shkelje dhe dënohet si më poshtë: a) me bllokim të veprimtarisë, deri në regjistrimin e tatimpaguesit dhe pajisjen e tij me certifikatë tatimore. Në rastin e transportit, ky dënim shoqërohet me marrjen e lejes së qarkullimit të automjetit të paregjistruar dhe të papajisur me certifikatë tatimore; b) me sekuestrim të pasurive në vendin e biznesit, kur tatimpaguesi, ndaj të cilit është marrë masa e bllokimit, gjendet duke ushtruar veprimtarinë. Mosnjoftimi në degën e tatimeve i ndryshimeve në regjistrim, që kanë të bëjnë me adresën e vendit të ushtrimit të veprimtarisë, është shkelje dhe dënohet si më poshtë: a) me bllokim të veprimtarisë, deri në regjistrimin e adresës së re të vendit të ushtrimit të saj dhe pajisjen e saj me certifikatë dytësore tatimore. b) me sekuestrim të pasurive në vendin e ri të biznesit, kur tatimpaguesi, ndaj të cilit është marrë masa e bllokimit, gjendet duke ushtruar veprimtarinë. Pavarësisht nga sanksionet e mësipërme, subjektet e paregjistruara, sipas përcaktimeve të pikave 1 e 2 të këtij neni, mbeten të detyruara të paguajnë detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të ardhurat e përfituara nga kryerja e veprimtarisë së paregjistruar dhe TVSH-në.
Shmangja tatimore
Shmangie tatimore quhet çdo veprim i tatimpaguesit, i cili paraqet pamje të rreme të të dhënave të tij identifikuese, vërtetuar me fakte të argumentuara nga organi tatimor, me qëllim shtrembërimin e të dhënave të domosdoshme për vlerësimin dhe përcaktimin e detyrimeve tatimore.
16 Tetor 2008