E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikontrabanda detare: Gipsi mall që riskon

18/04/2005  Antikontrabanda detare ka marrë nën kontroll një anije,

e cila transporton mallra të klasifikuara “të rrezikshme”. Shkak për këtë është bërë ngarkesa e anijes, e cila vinte nga portet e Italisë dhe që pas përpunimit në portin e Durrësit, do të kalojë tranzit në Kosovë. Anija “Albi” ka ngarkesë pllaka gipsi, të cilat antikontrabanda detare, do të duhet të marrë miratim para se të lejojë daljen nga porti, nëse pllakat prej gipsi përbëjnë rrezik apo jo. Një veprim i tillë u është dukur i pajustifikuar dhe burokraci e tepruar pronarëve të mallit, që kanë shoqëruar mallin e blerë nga një kompani shumë e madhe franceze. Pronarët thonë se antikontrabanda detare, u ka thënë se “gipsi është

mall risku” ndërkohë që, ata kanë në duar të gjithë dokumentacionin me analizat përkatëse si dhe me faturën e kompanisë, ku janë blerë 944 ton pllaka. Nisur nga pengesat që ata kanë hasur në Portin e Durrësit, kosovarët që janë edhe pronarë të mallit, janë shprehur se veprime të tilla, nuk i kanë ndeshur në portin e Selanikut apo Tivarit, duke theksuar se të njëjtin lloj malli e kishin kaluar pa probleme nga këto porte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›