E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspresi i Kosovës... rrugëtim në kohë lufte

18/04/2005  Shkrimatri, gazetari, publicisti dhe analisti britanik James Pettifer promovoi dje, në ambientet e librarisë "Bardha" librin e tij "Ekspresi i Kosovës. Ai është autor i disa librave për Ballkanin, ku mund të përmendim "Labirinti Turk", "Libri i kaltër për Bullgarinë", "Libri i kaltër për Shqiprinë dhe Kosovën" etj.

"Ekspresi i Kosovës" është një libër, i cili parqet Kosovën në periudhën kur ajo vazhdonte të ishte pjesë e Jugosllavisë, para se të nistë sulmi i ajror nga ana e NATO-s, në pranverën e vitit 1999. Por, në këtë libër trajtohet gjerësisht aspekti mediatik i mbulimit të luftës në Kosovë, në veçanti nga gazeta britanike "The Times". Në promovimin e këtij libri ishin të pranishëm personalitete të jetës politike dhe akademike shqipatre, si edhe miq e të njohur të autorit. Duke shprehur atë ç'ka pak a shumë është shkruar edhe në parathënien e këtij volumi, Pettifer theksoi se nga pikëpamja e politikës dhe mediave, historia e evoluimit të njoftimeve dhe perceptimeve në Britani për Kosovën ka pësuar një ngritje, prej gjendjes kur ishte një krahinë e panjohur dhe e errët e Jugosllavisë deri në vitet 1999, deri te dalja në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, në mars 1999 dhe në luftën e parë të NATO-s. "Shpresoj se libri do të jetë i dobishëm, si për historianët bashkëkohore e studiuesit e mjeteve të komunikimit masiv, ashtu edhe për ata që janë të interesuar për luftrat në ish-Jugosllavinë. Problemet për të shkruar për Kosovën janë të njëjta me të shumë vendeve të tjera të botës, në atë klimë të mediave, ku informimi për botën e jashtme është shpesh nën trysninë për ta manipuluar nga ana e qeverive dhe makinave të tyre të 'përdredhjes'. Në Kosovë ato janë përdorur ashpërsisht për shumë vjet, si nga qeveritë britanike, ashtu edhe nga ato jugosllave, ndërsa kjo çështje ka interes të përgjithshëm për cilindo, që lufton për të mbrojtur lirinë e fjalës e të informimit", shkruan Pettifer në parathënien e librit. Libri bazohet në ditarin personal të autorit në lidhje me ngjarjet e Kosovës, materialve të medive të shkruara britanike, por edhe të rrëfimeve të dëshmitarëve të drejtpërdrejtë. Me një gjuhë letrare dhe, në disa raste gazetareske, autori bën një udhëtim në Kosovë, kohë më parë se hijet e zeza të genocidit dhe luftës çnjerëzore të afroheshin kërcënueshëm mbi Kosovë, për të vazhduar me disa nga momentet më të rëndësishme që pasuan. Ky libër është shqipëruar nga Xhevat Lloshi dhe është botuar nga shtëpia botuese "Dukagjini", në Pejë të Kosovës.

Lufta e qëndresës pa zhurmë...

"...Njëzet e tre pasagjerë dhe një gazetar i huaj po udhëtonin përmes një lufte në shek. e XXI. Gjashtë shekuj që prej asaj beteje mitike (beteja e viti 1389), po zhvillohej një betejë e re, për të çliruar Kosovën nga shteti i Slobodan Milosheviçit dhe nga Partia Socialiste e Serbisë... Në mbarë Kosovën lufta nuk ishte më në mit, por histori e gjallë, e dhunëshme. Po përhapej si një prej rrëfimeve të romancierit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, përgjatë ahishtave, përmes udhëve me baltë, nëpër portat e mëdha prej druri të shtëpive fshatare, që ishin të shqiptarve kosovarë. Pasi jehonte një e shtënë e vetme, për një sekondë mbi myshkun e gjelbër të ngrirë niste të rridhte gjaku i kuq, i ngrohtë prej plagëve të reja, që do të thoshte një fëmijë shqiptar, ose një polic serb i vrarë. Ushtraët e UÇK-së janë të padukshëm, po thyenin bukën fortë dhe djathin më të fortë, kurse natën flinin nën fletët plastike, thellë në ahishte e në shkurret e dushkut. Kjo ishte lufta e qëndresës pa zhurmë, fitimtarë do të ishin ata që do të duronin më gjatë. Shpesh, ishin burra e gra të dobët e thatimë, kur nisi e gjithë kjo në Drenicë, në Kosovën qendrore dhe, tashti ata do të ishin njerëz më thatimë..."

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›