Bllokimi i “Chinat Navee”, 16 milion USD humbje

18/04/2005 Dogana: Të shkarkohet anija me paisje për fabrikën e
çimentos
Pezullimi i përpunimit të paisjeve të transportuara nga Kina, me destinacion fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë, ka shkaktuar reagime në Drejtorinë e Doganave. Fakti që malli është pjesë e një investimi të mëdh, që kanë dhënë mes të tjerëve, edhe Banka Botërore, ka shtyrë Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të ndërmarrë konsultime për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Një ditë pas publikimit në shtypin e shkruar, të konfliktit mes degës së doganës dhe pritësit të mallit Seament, anija e ngarkuar me makineri dhe paisje për fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë, ka nisur nga përpunimi. Anija “Chinat Navee” është ankoruar në
kalatën shtatë të Portit të Durrësit që me datë 14
prill por, për shkak të mosklasifikimit të një pjese të
mallit që do i nënshtrohej detyrimit doganor, ajo nuk
është lejuar të nisë nga përpunimi. Kanë qenë ndërhyrjet e agjensisë përpunuese pranë degës së doganës Durrës, ata që i kanë dhënë zgjidhje problemit, duke hapur dritën jeshile për shkarkimin e paisjeve. Bllokimi prej tre ditësh, i ka kushtuar agjensisë së përpunimit 16 milion dollarë humbje dhe për këtë arsye, agjensia e përpunimit dhe dogana, janë ulur të bisedojnë rreth çbllokimit të situatës. Anija e huaj ka zënë 170 ml kalatë në port, ndërkohë që shumë anije të tjera kanë pritur lirimin e kalatës. Sipas marrëveshjes së bërë mes palëve, është rënë në ujdi që makineritë e paisjet që janë klasifikuar për të derdhur dy për qind të vlerës së mallit, do të lejohet të shkarkohen dhe më pas, të transportohen drejt Fushë-Krujës, ku po ndërtohet linja e re e prodhimit të çimentos, me një investim prej 130 milion dollarë kredi e BB, BERZH dhe bankave shqiptare. Fatura e mallit që është rënë në marrëveshje për t’u shkarkuar, ka paisje në vlerën 9.5 milion dollarë, ndërkohë që pritësi i mallit, do të duhet të presë disa ditë, deri në transportimin e plotë të paisjeve, që gjenden në anijen me flamur tailandez. Paisjet e tjera të linjës së fabrikës, do të duhet të presin vendimin e Departamentit të Vlerës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të saktësuar nëse mallrat e faturës së dytë, do të duhet të zhdoganohen me 2 për qind apo 15 për qind. Për të mos penguar punën në port si dhe, për të mos shkaktuar probleme mes agjensisë së përpunimit dhe pritësit të mallit, ekspretët e doganës kanë
lëshuar krahë, duke përcaktuar edhe kushte për operatorët e mallit. Sipas burimeve nga dega e doganës, sasitë e mallit në vlerën afro 4 milion dollarë, do të depozitohen në sheshin doganor dhe do të jenë në ruajtje nga policia, derisa të paguhen detyrimet përkatëse.
Punë edhe natën për mallrat kineze
Burime nga agjencia “Pelikan” bënë të ditur se, anija mund të shkarkohet për tre ditë, nëse do të punohet me tre turne në kalatën e portit. Për të fituar kohën e humbur, agjensia që do të realizojë përpunimin e mallit, ka kërkuar në doganë që t’i krijohet mundësia për të punuar edhe gjatë natës. Por, sipas tyre, dogana dhe policia e portit e kanë kundërshtuar këtë kërkesë, duke bërë të qartë se në port, përpunimi i anijeve nis në mëngjes dhe mbyllet në mbrëmjen e vonë, ndërkohë që, nuk ka turn të tretë. Pikërisht për këtë penalizim, dogana dhe në tërësi Porti i Durrësit, është bërë objekt i të huajve të cilët kanë theksuar se një vendim i tillë ul ndjeshëm rendimentin përpunues, duke ndikuar drejtpërdrejtë, edhe në rënien e grumbullimit të të ardhurave. Anija e nisur nga Kina, do të duhet kësisoj të zgjasë qëndrimin në Portin e Durrësit, ndryshe nga marrëveshja e nënshkruar. Po dje, një tjetër agjensi ka afruar mjetet e rënda për transportimin drejt Fushë-Krujës, të makinerive. Nisur nga deklarimet e tyre, paisjet nuk do të paraqesin vështirësi për transportimin e tyre në kilometrat e rrugëve problematike pasi, paisja e rëndë peshon 40 ton.