Antikrimi Ekonomik i Tiranës dërgon për ndjekje penale Ramazan Garipin
Një tjetër ish-kryetar komune do të ndiqet penalisht për akuzën e tjetërsimit të pronave. Ai dyshohet për tjetërsim prone të një familjeje, në kohën kur ka qenë në funksionin e pushtetit vendor. Kallëzimi për të ka ardhur pak kohë më parë, ndërkohë që policia, pasi ka vlerësuar aktet, ka vendosur ta dërgojë për ndjekje penale. Ramazan Garipi dyshohet se ka tjetërsuar 10 dynym, ose një hektar tokë në Komunën Prezë.
Pas denoncimeve në Policinë e Shtetit të disa personave ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prezës, Ramazan Garipi, 62 vjeç, filloi procedimi penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas të dhënave policore, pak kohë më parë, në Komisariatin nr. 5 janë paraqitur disa persona të një familjeje, duke u ankuar se u kishin "pushtuar" pronën e tyre. Ata kanë deklaruar se kishin dokumente se ajo ishte toka e tyre, por që në komunë rezultonte e kundërta. Policia ka regjistruar kallëzimin penal të këtyre personave dhe më pas ka nisur verifikimet e duhura. Por, shumë shpejt dosja i ka kaluar për kompetencë Antikrimit Ekonomik, që e ka ndjekur këtë çështje. Sipas të dhënave hetimore ka rezultuar se në Komunën e Prezës ishte tjetërsuar prona e kësaj familjeje, duke u vënë në një tjetër emër. Madje ky veprim ishte kryer me firmën e kryetarit të komunës, Ramazan Garipi. Në këto kushte, duke vlerësuar edhe dokumentet e tjera të çështjes, është vendosur që çështja të referohet në prokurori. Madje, në konsultim edhe me prokurorin është vendosur që të dërgohet për ndjekje penale. Sipas policisë, ai ka tjetërsuar 10 mijë metra tokë, që i përkisnin një shtetasi me banim në fshatin Prezë. 62-vjeçari, i cili do të hetohet në gjendje të lirë, është ish-kryekomunari i shtatë që merret në ndjekje penale vetëm për Qarkun e Tiranës, nga të cilët aktualisht ndodhen në gjendje arresti vetëm tre prej të akuzuarve nga pronarë të ndryshëm.
Kontrollet e KLSH-së dhe denoncimet e qytetarëve kanë dërguar në fillimin e ndjekjes penale shumë ish-kryekomunarë në Shqipëri, ku më tepër bien në sy emrat e atyre që kanë drejtuar komunat e Tiranës, ku edhe dyshimet për tjetërsim të tokave janë më të mëdha. Ndërkohë, edhe ata që kanë drejtuar komunat në rrethet bregdetare kanë qenë shpesh herë objekte hetimi të policisë dhe prokurorisë. Policia në bashkëpunim edhe me prokurorinë kanë organizuar vetëm gjatë vitit 2008 dhe këtij viti disa operacione në lidhje me problemet e pronave, duke vënë në pranga një sërë zyrtarësh vendorë. Aktualisht në gjykatë kanë marrë dënim për akuzat që u janë ngritur vetëm ish-kryetarët e Komunës së Kasharit, që morën një masë dënimi deri në tetë vjet burg. Në të shumtën e rasteve të tjera, dosjet ende nuk kanë mbërritur në gjykatë.