Arrestohen dy të kërkuar, vranë në vitet 1997-1998
Dy shqiptarë të kërkuar për vrasje janë arrestuar ditën e djeshme, ku njëri prej tyre është kapur në Rinas, ndërsa tjetri në Itali. Sipas të dhënave policore, Gëzim Ndreu është arrestuar nga forcat e policisë italiane për llogari të shtetit shqiptar, ndërsa Ardian Garubi është kapur në Rinas, pasi kthehej nga Anglia. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se si rezultat i bashkëpunimit të Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol-Tirana me Interpol Romën, në datën 22 shtator në Firence u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Gëzim Baftjar Ndreu, 42 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Gëzim Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 759, datë 15 shtator 2009, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me paramendim". Bëhet fjalë për një ngjarje të vjetër, e cila ka qenë e pazbardhur. Sipas të dhënave policore, pikërisht më 4 qershor 1997, rreth orës 14:00, në Tiranë, Gëzim Ndreu ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri shtetasin 15-vjeçarin Besian B. Ngjarja ka ardhur si pasojë e një sherri dy javë para vrasjes, kur Besiani me dy shokët e tij kanë pasur një sherr banal.
Ndërkaq, strukturat e hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Rinas kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim, Ardian Vehbi Garubi, 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky person u kthye dy ditë më parë nga Anglia, pasi po udhëtonte me pasaportë të falsifikuar me gjeneralitetet e një tjetër personi. Nga verifikimi dhe intervistimi i specialistëve të hetimit të krimit, rezultoi se këtë person, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 8 prill 2000, e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie, duke e akuzuar për konsumim të veprës penale të "vrasjes". I kërkuari iu dorëzua për veprime të mëtejshme dhe dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit, Drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Sipas policisë, i arrestuari, në datën 28 korrik 1998, në fshatin Barbullush të Komunës Bushat, në vendin e quajtur "magazinat e plehrave kimike", ka vrarë me armë zjarri shtetasin Bahri Xhani.