Antikrimi bllokon 2880 palë këpucë
Nga pastrimi i parave është realizuar një tjetër
operacion gjatë ditës së djeshme, ku janë
sekuestruar rreth 2900 palë këpucë, që mendohet
se kanë hyrë kontrabandë. Burimet zyrtare nga
Policia e Tiranës bënë të ditur se gjatë ditës së
djeshme, specialistët e seksionit kundër pastrimit të
parave dhe krimit ekonomiko-financiar, kryen arrestimin
në flagrancë të dy shtetasve, të dyshuar për
konsumim të veprës penale të "tregtimit dhe transportimit
të mallrave kontrabandë". Sipas policisë, në
pranga përfunduan Petrit Basri Rexhmati, 28 vjeç dhe
Hakik Shaban Korbi, 46 vjeç, të dy banues në Kamzë.
Arrestimi i tyre u krye sepse të dielën rreth orës 17.00,
janë kapur në flagrancë në Kamzë, me automjetin me
targa TR 5402 M, duke transportuar këpucë të llojeve
të ndryshme, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.
Uniformat blu shpjeguan se në cilësinë e provës
materiale u sekuestruan 2880 palë këpucë dhe automjeti
i tyre, ndërkohë që materialet i kaluan
prokurorisë për hetime të mëtejshme.