Vdes 27-vjeçari, u godit nga pistoni i fadromës
Një djalë i ri ka gjetur vdekjen tragjike teksa punonte,
kurse një burrë është arrestuar nga policia, pasi
akuzohet për këtë vrasje nga pakujdesia. Ngjarja
ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 15.30, në fshatin
Marqinet pranë kryeqytetit. Policia tha se 44-vjeçari Mustafa
Topi, lindur dhe banues në Vorë, gjendej së bashku
me pronarin e mjetit fadromë, 27-vjeçarin Albert Duka, kur
ndodhi incidenti fatal. Duka, i cili është edhe mekanik,
ishte duke kontrolluar dhe riparuar tubat për rrjedhjen e
vajit të fadromës dhe është goditur në kokë nga pistoni që
bën uljen e ngritjen e kolonës (kovës), duke gjetur vdekjen
e menjëhershme. Pas kryerjes së hetimeve të para,
policia e Komisariatit Nr. 6 Tiranë, tha se ndërmori arrestimin
në kushtet e flagrancës së 44-vjeçarit Topi dhe e
akuzon atë për veprën penale të "vrasjes nga pakujdesia".