Bllokohet sistemi TIMS, për shkak të pagesave
Bllokohet sistemi TIMS prej një jave dhe ende
nuk është kthyer në normalitet. Kjo ka detyruar
policinë që të rikthehet te mbajtjet e shënimeve
me dorë, ndërkohë që po punohet për rregullimin
e këtij sistemi. Anomalia, e cila është bërë
shkak për vonesa në pikat kufitare, por edhe për një
sërë problemesh të tjera në punën e policisë, ka
ardhur për shkak të një mosmarrëveshje financiare
mes policisë shqiptare dhe subjektit që ofron shërbimin
e rrjetit TIMS. Ai është një program të dhënash,
database i pasaportave të lëshuara nga policia, hyrje-
daljeve në kufi dhe personave të shpallur në
kërkim. Me anë të këtij programi, të paktën prej tri
vitesh ushtronte veprimtarinë e saj policia kufitare, e
cila me një kalim të thjeshtë të pasaportës në skaner,
regjistronte lëvizjen e personit, kohën dhe itinerarin,
si dhe verifikonte nëse ai ishte i shpallur në kërkim.
Programi që ofronte këtë shërbim në kompjuterin e
çdo efektivi të policisë kufitare është në gjendje
"black-out", ndërsa uniformat blu janë detyruar të
shënojnë me dorë në regjistra prej letre, të gjitha hyrje-
daljet në vendin tonë.