E Diel, 1 Nëntor 2026

Antimafia nis veprimin, dy kërkesa në gjykatë

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave dhe pasurive të Klodian Saliut, i vrarë në vitin 2005 në autostradë


Kërkesa e dytë mësohet se është depozituar për pronat e Afrim Hoxhës, i akuzuar si pjesëtar i bandës së Lushnjes

Prokuroria Dërgon në gjykatë kërkesat për sekuestrimin e pronave të Klodian Saliut, tashmë i vdekur, i dyshuar si ish- pjesëtar i bandës së Durrësit si dhe për Afrim Hoxhën, i pandehur aktualisht në gjykim, i akuzuari si pjesëar i bandës së Lushnjes.


Janë dy kërkesa që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, ku kërkohen sekuestrimet e 14 pronave të ndryshme, të regjistruara në emër të dy personave që dyshohet se janë përfshirë në veprimtari të ndryshme në kuadër të organizatës kriminale.


Sekuestrimet


Bëhet fjalë për pronat në emër të Afrim Hoxhës, një nga të pandehurit e procesit aktual të bandës së Lushnjes Afrim Hoxha, i akuzuar si pjesëtar i bandës së Lushnjes, që prokuroria dyshon se është drejtuar nga Aldo Bare aktualisht në gjykim.


Ndërkaq, rasti i dytë bën fjalë për Klodian Saliun, i vrarë me 6 mars 2005, nga persona të panjohur, krim për të cilin akuzohet "Banda e Durrësit" e cila është në gjykim tashmë për krime të ndryshme, kryesisht vrasje.


Saliu, që sipas prokurorisë ka qenë pjesëtar i bandës së Durrësit e ndarë në dysh pak vite përpara vrasjes së Saliut. Për drejtimin e kësaj bande, prokuroria akuzon Lulëzim Berishën, aktualisht në proces. Pronat e Saliut, prokuroria dyshon se janë vënë në rrugë të paligjshme, për shkak të përfshirjes së tij në trafikun e drogës.


Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, organi i akuzës ka dërguar një listë pronash që sipas saj duhet të sekuestrohen dhe që ndodhen në emër të këtyre dy personave. Një veprim i tillë është ndërmarrë nga organi i akuzës, pak kohë pas miratimit të paketës së re "Antimafia" nga parlamenti, me qëllim sekuestrimin e pronave të dyshuara se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.


Risia e kërkesës së akuzës, në kuadër të këtij ligji, është kërkesa për sekuestrim pronash dhe pasurish pas vdekjes së personit, deri në pesë vite më pas. Kaq kohë ka kaluar që nga vrasja e Klodian Saliut në marsin e vitit 2005, në një segment të autostradës Durrës- Tiranë, jo shumë larg Durrësit.


Pritet që pas këtyre kërkesave të prokurorisë të dërgohen në gjykatë edhe kërkesa të tjera për sekuestrim të personave të ndryshëm që dyshohet se kanë vënë pasuri të ndryshme në rrugë të paligjshme.


Në këto raste, personi ndaj të cilit drejtohet kërkesa në gjykatë, ka barrën për të provuar për organet e drejtësisë pastërtinë e pasurive që ai posedon.
Ndërkaq, veç Prokurorisë së Krimeve të Rënda, organi qëndror i akuzës iu ka kërkuar edhe prokurorive të rretheve, të nisin procedura të tilla hetimi dhe sekuestrimi për llogari të shtetit, në rastet kur personat e përfshirë në krime me përfitim ekonomik.


Kryesisht bëhet fjalë për rastet kur të akuzuarit janë përfshirë në veprimtari kriminale si prodhim shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, pastrim parash, apo të produkteve të krimit si dhe të shfrytëzimit të femrave për qëllime prostitu

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›