Hiri vullkanik nuk e prek Kosovën

Ndonëse ishte paralajmëruar se hiri vullkanik mund të prekë edhe Kosovën, drejtues të Institutit Hidrometeorologjik kanë konfirmuar për Kosovapress, se një gjë e tillë fatmirësisht nuk ka ndodhur si rezultat i erës, e cila gjatë ditës ka fryrë nga ana e jugut.
Sipas Zyrës së Meteorologjisë së ANP-së, pluhuri i zi i vullkanit, i cili ka paralizuar pjesën më të madhe të aeroporteve në Evropë, ishte pritur të jetë në Kosovë prej mbrëmë në mesnatë, si rezultat i erërave nga veriu.
Syl Tahirsylaj, drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë për Kosovapress, se hiri vullkanik nuk ka arrit në Kosovë për shkak të ndryshimit të kahut të erës.
“Vendi ynë nuk paraqet shkallë të rrezikut nga grimcat e pluhurit. Ne jemi duke bërë monitorimin e vazhdueshëm dhe kemi një sistem të avancuar, por nuk kemi informacione që këto masa kanë arritur, andaj qytetarët nuk kanë nevojë të krijojnë panik”, ka thënë Tahirsylaj.
Për më tepër, Tahirsylaj ka bërë të ditur se Instituti i Hidrometeorologjisë po përcjellë me kujdes zhvillimin e situatës dhe në rast të ndryshimeve të gjendjes qytetarët do të informohen me kohë.
Ndërkaq edhe drejtues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) kanë konfirmuar për Kosovapress se që nga mesnata e kaluar e deri sot në ora 14.00 hapësira ajrore e Kosovës do të jetë e mbyllur për qarkullim, për shkak të çrregullimit të trafikut ajror në Evropë.
Trafiku ajror mbetet në përgjithësi i paralizuar edhe mbi Evropë prej hirit të vullkanit, dhe se dhjetëra mijëra udhëtarë janë të bllokuar nëpër aeroporte, derisa humbjet e kompanive ajrore shkojnë deri në 200 milionë euro në ditë.