Partia e Drejtësisë përkrah BIK’un për edukatën fetare

Partia e Drejtësisë tërheq vëmendjen e opinionit në rrënimin e vazhdueshëm dhe të pandalshëm të vlerave etike dhe morale të shoqërisë Kosovare, që po rezulton me zhvillime shkatërrimtare veçanërisht brenda rinisë sonë në formë të numrit në rritje të: përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, alkoolit, duhanit, tentimeve të vetëvrasjes, vetëvrasjes dhe vrasjeve, prostitucionit, korrupsionit, dhunës në shkolla, shkurorëzimeve, trafikimit të qenieve njerëzore, dukuri këto negative që janë duke u konstatuar edhe në raportet e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare.
Sipas kryetarit të PD’së, Ferid Agani kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e pakujdesisë së institucioneve të vendit.
“Këto dukuri tejet të rrezikshme për të ardhmen e vendit janë duke e rrënuar substancën kombëtare dhe kapacitetin shtetformues të vendit, si dhe janë duke e ulur në mënyrë dramatike kredibilitetin politik të vendit dhe duke e zbehur imazhin e tij ndërkombëtar. Partia e Drejtësisë konsideron se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e pakujdesisë së institucioneve të vendit për proceset e tranzicionit të shpejtë dhe anarkik kulturor nëpër të cilat ka kaluar vendi në periudhën e pas luftës, që në mes të tjerave ka rezultuar edhe me rrënimin e vlerave tradicionale të shoqërisë sonë dhe materializimin e saj të skajshëm, për shkak të anashkalimit të vlerave shpirtërore që kanë qenë veçori specifike e popullit Shqiptar nëpër shekuj”, ka thënë Agani.
Sipas tij, Partia e Drejtësisë përkrah iniciativën e përsëritur të Bashkësisë Islame të Kosovës, që paraqet edhe kërkesë të kahmotshme të Partisë së Drejtësisë, për zbatimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, në pajtim me standardet e Bashkësisë Europiane, si mënyrë për fuqizimin e vlerave shpirtërore dhe morale të rinisë sonë dhe ndihmë për zhvillimin harmonik psikosocial të tyre.
“Në këtë aspekt, përshëndesim organizimin e Konferencës ndërkombëtare në këtë temë, javën që vjen, të organizuar nga BIK, që shpresojmë do të kontribuojë në qartësimin e dilemave që pa arsye po e përcjellin këtë iniciativë me vlerë të madhe kombëtare dhe shtetërore”, theksoi Agani.
PD kërkon krijimin e një grupi ekspertësh për zgjidhjen e problemeve ekonomike
Partia e Drejtësisë thekson paqëndrueshmërinë të situatës aktuale që 11 vite pas luftës vendi të mos ketë ligj të punës, ligjin e sigurimeve shëndetësore dhe ligjin e sigurimeve pensionale dhe invalidore.
“Pafuqia e të gjitha institucioneve të vendit, përkitazi me nxjerrjen e këtyre ligjeve bazike në sektorin e punës dhe mirëqenies shëndetësore dhe sociale është evidente dhe e papranueshme. Gjendja sociale e pensionistëve dhe të sëmurëve veçanërisht të atyre nga shtresa e madhe e varfër e popullatës së Kosovës është e mjerueshme. Partia e Drejtësisë kërkon që Kryeministri i vendit në mënyrë urgjente të formojë Grupin e ekspertëve profesional dhe politik që do të kryesohej nga vet ai, që në bashkëpunim me ekspertët e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do të dalin me zgjidhje të duhur brenda afatit më të shkurtër kohor. Është shumë e qartë se Ministrit resoriale dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë kapacitete për zgjidhjen e këtij problemi jetik”, deklaroi Agani.