Antinanot, ose opozitarët e munguar
Gëzim Podgorica
Pas një vëmendjeje të befasueshme publike të rishfaqjes mediatike të Nanos, natyrshëm nuk do të mungonin komentet e këndvështrimeve të ndryshme. Por nuk munguan edhe replikat, të cilat në fakt treguan se replikuesit shpejt ranë në grackën që mjeshtërisht Nano u ngriti. Në përpjekjen për ta defaktorizuar, replikuesit jo vetëm e ridimensionuan rolin e tij, por treguan se ai është një problem jo i vogël për ata, por edhe një faktor shumë i rëndësishëm dhe peshë përcaktuese politike. Të mësuar me shumë shërbesa mediatike e hapësira që ua kanë dhuruar rrugë tepër të dyshimta, disa nga replikuesit, ku për fat të keq është edhe Gjinushi, që ka mbetur pa model dhe po kopjon Veliajn, reaguan në nervozizëm dhe në emër gjoja të pozicionit opozitar. Se kjo ishte frëngjia e sulmit, ku të mbrojtur nga muret e kullës, mund të thoshin çdo gjë e mund të hidhnin batuta në këtë kohë të trazuar elektorale. Por roli i munguar opozitar i socialistëve dhe disa aleatëve të komprometuar të tyre, nuk mund të bindë asnjeri me kryqëzimin që kërkojnë t’i bëjnë Nanos, e të shpëtojnë kështu nga mëkati katërvjeçar i tyre. Se në fakt heshtja dhe gjasme opozita për katër vite, pengmarrja që ju bëri Berisha shumë prej opozitarëve që kërkojnë të radikalizohen tani, nuk mund t’i shpëtojë as duke i kundërvënë e analizuar veprimin politik të Nanos, as duke bërë replika alla Veliaj. Ka pasur kaq mundësi e ka dhanë kaq shumë shanse Berisha për të qenë në statusin e një opozite të vërtetë, sa edhe të porositura në planin politik të ishin, nuk do të ishte mundësia për të qenë të tilla. Ato jo vetëm u anashkaluan, por treguan pafuqishmërinë dhe mungesën e theksuar koherente të opozitës së PS për të qenë në misionin e rolin e vet të vërtetë. Por të pazëshmit e opozitës duket se i gjallëroi Nano dhe tani paradoksalisht atë që duhej ta bënin vetë, po ia kërkojnë çuditërisht atij. Me argumente të pamjaftueshëm shumë nga antinanot, për të ndërtuar karrierën e ardhshme e për të plotësuar ambiciet për poste ministrore, duket se ju dha mundësia për të demonstruar servilizëm dhe besueshmëri ndaj Ramës dhe hajde të sulmojmë Kështu që vrapuan të shfaqeshin në ekranet e miqve të tyre, për t’iu vërsulur Fatosit, pavarësisht se ajo çfarë kërkonin ndaj tij, ishte jashtë çdo arsyetimi politik normal. Duke mos ditur se çfarë kërkonin e pse ia kërkonin atij, artikulonin lloj-lloj tezash, që vetëm ngjyrë dhe argumente politike nuk ishin, pavarësisht përgjërimit gjoja edhe në emër të një miqësie të sinqertë që paskeshin pasur. Ata çfarë nuk patën kurajë t’i kërkojnë Ramës, jo vetëm publikisht, por as brenda forumeve të tyre, disa personazhe që po bëjnë protagonistin tek socialistët, i kërkuan Nanos të fliste edhe për Fazlliçin apo tenderin e ilaçeve. Vërtet qesharake dhe shumë e dhimbshme kjo, kur shikon pozitën mjerane e të degraduar të këtyre opozitarëve, që bënë ç’të mundnin me Kushtetutën, heshtnin për Gërdecin, masakronin Kodin zgjedhor, bënin tellallin e pakuptimtë me abuzimet skandaloze të rrugës Durrës–Kukës e të tjera mëkate jo të vogla që nuk kanë kaluar besoj pa u mbajtur shënim nga elektorati.
Dhe dolën një ditë nga tuneli ku ishin futur, duke njohur edhe inatin me të cilin menaxhon kryetari aktual marrëdhëniet e brendshme në parti, dhe guxuan t’i kërkojnë atij që është jashtë të gjithë këtyre historive, të bënte opozitarin, ose edhe më shumë se kaq, të frymëzojë në këtë çast veprimin opozitar. Kur nuk e gjetën, pasi realisht janë shumë faktorë që duhet ta çojnë Nanon drejt këtij roli, atëherë nxorën siç e kanë zakon arsenalin e fyerjeve e shpifjeve, morën borxh disa tekste cinizmi të Erionit dhe filluan sulmin si garanci për karrierën e tyre. Shansi iu dha disave që të mos zvarriteshin, por me sa duket të zhytur në mëkat ata nuk patën kurajo, apo edhe mundësi që ta shfrytëzonin dhe të bënin një çast të vetëm trimin. Jo për t’u rebeluar në mënyrë anarkiste, por për të thënë mjaft të vërteta, që i pohojnë tinëzisht kafeneve dhe mjediseve private dhe denoncojnë e tradhtojnë vetveten në mediume.
Në fakt kjo është një pozitë shumë dëshpëruese, për të gjithë ata që mbajtën frymën për të dëgjuar Nanon, e më pas u ulën për të përpunuar tezat e sulmit, për të kompensuar gjithë atë komprometim të hapur që i kanë bërë aksionit opozitar në këto katër vite që mezi po shtyhen me Berishën. Ky burri që shfaq siguri shumë sot në fitoren e zgjedhjeve, e ka marrë këtë aset elektoral jo nga arritjet e tij, as nga ato që thotë me zë të lartë për NATO apo BE-në , por nga se në thesin e vet ka futur mjaft nga personazhet e “fortë” socialistë që nuk guxojnë të bëzajnë. E për të shpëtuar nga kjo pengmarrje, duket se këta të fundit gjetën një mundësi: Të shfaqen si antinanoistë, pavarësisht se janë thellësisht opozitarë të munguar. Përsëri përfitues, përmes një abuzivizmi tashmë jo vetëm politik e ekonomikë, por edhe moral. “Besnikët” e djeshëm, të sponsorizuarit e drejtpërdrejtë nga Fatosi, kërkojnë të jenë përfitues sot, por përmes një forme që është shumë perverse, duke u shfaqur si kundërshtarët e pamposhtur të tij. Kështu e do puna, kështu e do oreksi i kryetarit aktual, e nuk përtojnë të shfaqin egërsinë karakteristike të servilëve që nuk njohin asnjë parim.
Pafuqia për të afishuar mundësi që rrisin shpresën për të ardhmen dhe investimi për të gjetur mundësi rikuperuese të performancës dhe të besueshmërisë politike duke u shfaqur si antinano, janë në një konflikt të brendshëm me njëra–tjetrën për të pasur pastaj guxim civil për t’iu drejtuar elektoratit. Vërtet njerëzit të gjendur nën një breshëri propagandistike kalojnë edhe çaste hutimi, por është e vështirë se manipulimi mund të vazhdojë gjatë e të ketë efektet e pritura, aq më shumë që portretet demagogjike që shfaqen në emër të ndryshimit, nuk mund të retushohen nga antinanoizmi. Një kurs shumë i dyshimtë opozitar, i verifikuar në përzierje aferash të përbashkëta dhe mirëkuptimesh reciproke me përfitim ekonomik, nuk ka gjasa se mund të bindë për ndershmëri e garanci se ekipi i ri, po edhe i vjetër deri ku s’ka ku shkon më socialist e ka seriozisht e sinqerisht atë që thotë. Aq më shumë kur dëgjon për korridore parash të dyshimta, që lëvizin ingranazhet e rënda të disa segmenteve të opozitës së majtë, që megjithë kujdesin e kontrollin e shtuar mediatik, nuk arrin t’i mbulojë plotësisht.