Rikthehet në Gjykatën e Lartë dosja "Durrës-Kukës"
Prokuroria përgatitet për një tjetër "betejë" ligjore në lidhje me dosjen "Durrës-Kukës". Organi qendror i akuzës ka përgatitur kërkesën për rishikimin e vendimit, që e shpalli të "pafajshëm" Lulzim Bashën dhe Andi Tomën, duke i kërkuar Gjykatës së Lartë që dy personat e hetuar të merren sa më shpejt të pandehur. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas tyre, kërkesa pritet të depozitohet këtë javë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit, pas shortit përkatës, ku do të përjashtohen "togat e zeza" që kanë dhënë një herë vendim për dosjen "Durrës-Kukës", do të organizojë edhe shortin përkatës, duke caktuar një Kolegj Penal prej pesë anëtarësh. Sipas ligjit, shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë realizohet me dyer të mbyllura, pa praninë e palëve dhe vendimi u komunikohet vetëm të interesuarve. Prokurorë që kanë hetuar dhe përfaqësuar institucionin e akuzës në gjykatë kanë dhënë arsyetimin ligjor, sipas të cilit Gjykata e Lartë do të vendosë për marrjen ose jo të pandehur të ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, dhe vartësit të tij Andi Toma, të cilët u akuzuan nga prokuroria se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 230 milionë eurosh, gjatë ndërtimit të një segmenti të rrugës "Durrës-Kukës".
Arsyetimi ligjor
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se kërkesa konsiston në marrjen e një vendimi të gjykatës për të shqyrtuar dosjen abuzive, megjithëse po kjo gjykatë e mbylli për hir të shkeljes së procedurave. Gjykata, për të njëjtën dosje, është shprehur me dy vendime të ndryshme: një herë i ka dhënë të drejtë të pandehurve, që këmbëngulnin se prokuroria gaboi me procedurat, dhe një kolegj tjetër penal deklaroi se Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, nuk kanë qenë kompetente për shqyrtimin e kërkesës së deputetit Lulzim Basha. Madje vendimi i dytë i jepte të drejtë organit të akuzës, pikërisht për procedurat. Këto kontradikta, pasi "janë vulosur" nga një vendim gjyqësor, janë "përdorur" nga prokuroria për rishikimin e vendimit. Duke u bazuar te kreu i katërt në Kodin e Procedurës Penale, prokurorët kanë analizuar të gjitha nenet që flasin për një rishikim të vendimit, kur për të njëjtën dosje ka disa vendime që nuk përputhen.
Problemet e gjykatës
Prokuroria deklaron se gjatë kësaj jave do të depozitojë në sekretarinë e Gjykatës Supreme kërkesën për rishikimin e vendimit. Pas kërkesës, sipas procedurës, do të hidhet një short, nga ku do të përzgjidhen pesë anëtarë. Këta gjyqtarë nuk duhet të kenë gjykuar më parë kërkesa për këtë çështje. Mësohet se më shumë se dy të tretat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë shprehur një herë për çështjen "Basha" dhe nuk mund të angazhohen përsëri me të. Çështja mund të marrë një rrugë të gjatë ligjore dhe procedurale, pasi nga të dhënat që disponon zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, 12 nga 17 anëtarë të gjykatës janë shprehur një herë për procesin. Për rishikimin e vendimit, pesëshja e trupit gjykues mund të formohet, megjithëse një nga anëtarët e gjykatës është në emigrim. Gjykata duhet të mbledhë të gjithë trupën gjyqësore dhe të analizojë anëtarët që janë shprehur më parë për këtë proces, të cilët janë të shumtë. Fillimisht, një kolegj penal zhvilloi një seancë gjyqësore me kërkesë të prokurorisë, e cila kundërshtonte Gjykatën e Apelit se kishte vendosur në favor të shtetasve Andi Toma dhe Armand Teliti. Më pas, u formua një tjetër kolegj penal, për të gjykuar çështjen e themelit të dosjes. Më pas, një pesëshe tjetër gjyqësore vendosi në favor të prokurorisë, e cila kundërshtonte vendimin në favor të Bashës të gjyqtares Fatmira Hajdari. Pra, deri tani janë krijuar tri kolegje penale, me nga pesë gjyqtarë. Këtyre u është shtuar edhe një gjyqtar për kërkesat paraprake. Tashmë, anëtarët e Gjykatës së Lartë që nuk kanë gjykuar dosjen e rrugës Durrës-Kukës numërohen me gishtat e njërës dorë, duke sjellë një pështjellim. Nëse Gjykata e Lartë pranon kërkesën e prokurorisë për rishikimin e vendimit të datës 10 prill, atëherë në lojë do të vinte Gjykata Kushtetuese, e cila ka në praktikën e saj disa vendime që bëjnë fjalë për probleme të tilla.
29 dhe 30 prill
"Durrës-Kukës", vendimi pro prokurorisë
Më datat 29 dhe 30 prill të këtij viti, një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur në favor të prokurorisë. Kolegji ka vendosur të rrëzojë dy vendimet gjyqësore që i dhanë të drejtë Lulzim Bashës të shpallej i "pafajshëm" për abuzimet e dosjes "Durrës-Kukës". Gjykata Supreme firmosi dhe vendosi që vendimi i gjyqtares së Shkallës së Parë, Fatmira Hajdari, dhe lënia në fuqi e këtij vendimi nga Gjykata e Apelit, janë të pavlefshme dhe për këtë qëllim duhet të rrëzohen. "Vendimi numër 1623 i Gjykatës së Tiranës dhe vendimi numër 21, i datës 2 shkurt të këtij viti i Gjykatës së Apelit, Tiranë, që pranuan kërkesën e shtetasit Lulzim Basha, për pavlefshmëri absolute të akteve hetimore dhe procedurale të dosjes ‘Durrës-Kukës‘, kanë shkelur rëndë rendin kushtetues", ishte arsyetimi i Gjykatës së Lartë, e cila, për herë të parë, i dha të drejtë organit të akuzës për dosjen "Durrës-Kukës" dhe duke rrëzuar pretendimet e mbrojtjes së Lulzim Bashës, ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. "Gjykata e Lartë regjistroi kërkesën e personit nën hetim, Lulzim Basha, me numër 70 dhe pasi verifikoi kërkesat e palëve në proces në datat 29 dhe 30 prill, vendosi se dy vendimet e mëparshme për këtë kërkesë, në Shkallën e Parë dhe në Shkallën e Apelit duhet të prishen, pasi cenojnë hapur nenin 141 të Kushtetutës së Shqipërisë", thuhet në vendim. Sipas saj, dy vendimet janë dhënë gabim dhe me interpretime të gabuara, duke shkelur, krahas Kushtetutës, edhe nenin 33 të Kodit të Procedurës Penale. Më tej, sqarohet se dy gjykatat kanë pasur mungesë kompetence lëndore për shqyrtimin e kërkesës së deputetit dhe ministrit Lulzim Basha, i cili ankohej se është marrë pa të drejtë i pandehur, kur gjykatat ishin shprehur për mbylljen e dosjes. Por, Kolegji Penal ka përmendur edhe këtë rast, duke pohuar se i pandehur merresh në çdo rast, pavarësisht kërkesave të mbrojtjes apo vendimeve gjyqësore. Sipas gjykatës, kërkesa e Bashës ka ardhur para kohe në gjykatë, pasi prokuroria nuk kishte mbyllur hetimet. "Vendimet kanë cenuar rëndë respektimin e së drejtës kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, në disa vendime në vitin 2005, 2007 dhe 2009, ka përcaktuar qartë këto mënyra", thuhej në vendim.
Kolegji Penal
Andi Çeliku
Majlinda Andrea
Guxim Zenelaj
Gani Dizdari
Ardian Dvorani
10 prill
Durrës-Kukës, vendimi pro të pandehurve
Në datën 10 prill të këtij viti, Gjykata e Lartë tha se është aktivizuar formalisht për të shqyrtuar dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, i cili akuzohej nga prokuroria se kishte shkelur procedurat gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës dhe i kishte shkaktuar një dëm prej 230 milionë eurosh shtetit shqiptar. Sipas vendimit, të gjitha procedurat e ndjekura nga organi i akuzës kanë qenë të paligjshme dhe për rrjedhojë deputeti Basha nuk gëzon statusin e të pandehurit. Ai, sipas gjykatës, nuk është marrë asnjëherë i pandehur dhe se fletëthirrjet në prokurori janë bërë në kundërshtim të Kodit të Procedurës Penale. Edhe njoftimi i akuzës dhe dërgimi i dosjes në gjykatë në momentin e fundit është një shkelje tjetër e procedurës së ligjeve shqiptare, të cilat nën interpretimin e gjyqtarëve supremë në Shqipëri, arrijnë të mbyllin një dosje vetëm me procedura dhe jo me shqyrtim të provave që ndodhen në fashikujt hetimorë. Vendimi ka qenë unanim për të shpëtuar deputetin Lulzim Basha nga akuzat. Asnjë prej anëtarëve të Kolegjit Penal nuk ka pasur guximin të dalë jashtë shumicës dhe bashkërisht në sallën e këshillimit vendosën që të shpallnin të "pafajshëm" me procedura Lulzim Bashën. Kolegji Penal i konsideroi të pavlefshme të gjitha veprimet e prokurorisë, pas përfundimit të afatit ligjor të hetimit dhe i dha fund kështu të gjithë odisesë së hetimit për një nga çështjet më të përfolura të qeverisjes së demokratëve.
GJYKATËSIT:
Spiro Spiro
Aleksandër Muskaj
Irma Bala (Hebovija)
Besnik Ymeri
Perikli Zaharia