Meta: I gatshëm të bashkëpunoj me Nanon
27/05/2009 Kreu i LSI-së komenton deklaratat e ish-kryetarit të PS-së
“Ai është një faktor shumë i rëndësishëm në të majtën shqiptare”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta shpreh gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano sa i takon garës elektorale të 28 qershorit. “Unë jam shumë i hapur të bashkëpunoj me të gjithë faktorët progresistë dhe opozitarë dhe pa dyshim që më duhet të theksoj se zoti Nano është një faktor shumë i rëndësishëm në të majtën shqiptare për shkak të një roli të rëndësishëm dhe historik që ai ka pasur. Ai përfaqëson një figurë tepër komplekse dhe njëkohësisht besoj se është një figurë ende shumë përfaqësuese dhe në këtë drejtim është i domosdoshëm bashkëpunimi me të dhe një rol i tij më aktiv në drejtim të fitores së përbashkët të së majtës dhe opozitës në zgjedhjet e 28 qershorit”, - vuri në dukje Meta gjatë fjalës së tij. Por ndërkohë gjatë komentit të tij mbi deklaratat e ish-kreut socialist Meta kërkoi prej këtij të fundit që, pavarësisht nga moskandidimi për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit, të ketë një rol aktiv për të ndihmuar në fitoren e opozitës dhe të së majtës në zgjedhje.”
Vlerësimi
Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë intervistës së dhënë prej tij në një nga emisionet televizive pak ditë më parë veç kritikave dhe akuzave ndaj lidershipit aktual të kësaj partie nuk harroi të bënte dhe disa vlerësime për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. “Ilir Meta, pavarësisht nga historia që e ndau nga Partia Socialiste, ka kurajën të mbrojë pikëpamjet e veta”, - u shpreh Nano.