Bashkia vendos të vjelë taksën e banesës
19/02/2005 Pagesa me dy këste, kush e paguan të gjithën përfiton 10 për qind ulje
Këtë vit Bashkia e Tiranës ka vendosur të mbledhë taksën e banesës, e cila është vendosur vite më parë, por nuk është vjelë asnjëherë deri tani. Për ndërtesat e bëra para vitit 1993 dhe me sipërfaqe nën 100 metra katrorë vlera e kësaj takse është 10 lekë për metër katror, për ato të bëra pas vitit 1993 dhe me sipërfaqe nën 200 metra katror vlera e taksës është 20 lekë për metër katror. Sipas paketës së miratuar dy ditë më parë në Këshillin Bashkiak, vetëdeklarimi i shtëpisë nga familjet duhet të përfundojë brenda muajit mars. Ky deklarim është i detyrueshëm për ata që nuk e kanë bërë asnjëherë këtë vetëdeklarim. Pagesa e taksës mund të bëhet me dy këste, kush e paguan njëherësh këtë shumë përfiton 10 për qind zbritje. Për ndërtesat nën 100 metra katror kësti i parë do të paguhet deri më 30 qershor, kësti i dytë deri më 30 shtator. Për ndërtimet nën 200 metra katrorë të bëra pas vitit '93, kësti i parë do të paguhet deri më 31 mars, kësti i dytë, deri më 30 nëntor. "Taksa e ndërtesës, e cila ka qenë një problem për t’u mbledhur, nuk pëson ndryshime, ndryshon forma, pasi propozohet forma me vetëdeklarim dhe në rast se brenda një afati të caktuar, familjarët nuk do të vetëdeklarojnë sipërfaqen, për të cilën i detyrohen shtetit, si kudo në botën demokratike, një shumë të caktuar, atëherë do të vendoset një sipërfaqe fikse prej 100 m2 për ndërtesat para vitit 1993 dhe prej 200 m2 për ndërtesat pas vitit 1993, çka do të thotë se të gjithëve u intereson të bëjnë vetëdeklarimin dhe të mos presin që pastaj të paguajnë më shumë sesa u takon për sipërfaqe, për shkak të mosbërjes së vetëdeklarimit", tha kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Kjo taksë do të paguhet me faturën e ujit.
“Pati një organizim në tërësi të burimeve, përmes edhe kthimit të disa taksave lokale në tarifa dhe njëkohësisht një sërë taksash u aplikuan në kufijtë minimalë të lejuar nga ligji. Pra, me të drejtën e pushtetit vendor, për të pasur një diskrecion plus-minus 30%, ne aplikuam në kufirin - 30%, kufiri maksimal i lejueshëm për të ulur taksat, një sërë taksash, siç ishin taksat mbi ndërtesat e banimit, taksa e ndikimit mbi infrastrukturë dhe në të njëjtën kohë, mbajtëm në nivelet e vitit ’98 tarifën e pastrimit dhe tarifën e regjistrimit të subjekteve, të vetëdijshëm që pasoja ishte mbledhja e tyre", tha dje kryetari i Bashkisë, Edi Rama.
Sipas tij, në vitin 2002, Bashkia ishte në raportin 34 për qind të ardhura vendore dhe 66 për qind të ardhura nga buxheti i shtetit. Në vitin 2004 ky raport ishte 70.5 për qind të ardhura vendore dhe vetëm 29.5 për qind nga buxheti i shtetit, gjë që tregon se ka një rritje të ndjeshme të autonomisë financiare të Bashkisë së Tiranës. Qytetarët e Tiranës paguajnë një tarifë pastrimi dhe një taksë pasurie, ose ndryshe taksën mbi ndërtesën, ndërkohë që subjektet e tjera tregtare, përveç këtyre të dyjave paguajnë edhe taksën mbi biznesin e vogël, për sa i përket biznesit të vogël, apo taksën mbi tabelën, për sa i përket qoftë biznesit të vogël, qoftë biznesit të madh. Gjithashtu taksa e ndikimit mbi infrastrukturë ka të bëjë me taksën mbi ndërtimet e reja, ndërkohë që taksa e zënies së hapësirës publike është një taksë që e paguajnë të gjithë ata që shfrytëzojnë hapësirën publike për vendosje reklamash, tavolinash etj. Taksat vendore në vitin 2004 rezultuan 2,6 herë më shumë se në vitin 2002, ndërsa tarifat 18 herë më shumë se në vitin 2002 si mbledhje. Gjithashtu kemi një rritje të ndjeshme të subjekteve taksapagues.
"Do të desha të ndalesha për shpjegime, nga njëra anë në pikën kyçe të zhvillimit të këtij viti fiskal, me uljen 25% të taksës së biznesit të vogël. Pra, i tërë biznesi i vogël në rang kryeqyteti, por edhe në rang Republike, do të paguajë 25% më pak sesa ka paguar në vitet e shkuara, si detyrime vendore; çka do të thotë se kemi një ulje shumë të rëndësishme të barrës fiskale mbi biznesin e vogël", tha Rama. Ndërkohë, kemi dy elementë të rinj. Taksa e Gjelbër, që është një taksë e re, që vendoset për të rritur ndjeshmërinë vendore ndaj problemit të ndotjes, pasi ndotja urbane veçanërisht në Tiranë është një problem i madh, që lidhet me shumë institucione, por që varet kryesisht nga ndjeshmëria e qytetarëve për këtë problem. Taksa e Gjelbër, e cila në nivel familjarësh është 200 lekë në vit për familje, më tepër sesa një të ardhur për Bashkinë synon ndjeshmërinë e qytetarëve mbi ndotjen e qytetit. Kjo taksë në nivelin e bizneseve të vogla e të mëdha është ndarë jo vetëm në bazë të kapacitetit të tyre, por edhe të ndikimit që kanë mbi mjedisin. "Pra, bizneset të cilat nuk kanë ndikim negativ mbi mjedisin përsa i takon ndotjes, kanë një barrë 2800 lekë në vit për biznesin e vogël dhe 5000 lekë në vit biznesi i madh, barrë kjo e miratuar edhe nga komuniteti i biznesit në takimin konsultativ me Bashkinë e Tiranës. Ndërsa bizneset e tjera, kanë diçka më shumë", tha Rama. Me të ardhurat e kësaj takse, qytetarët dhe sipërmarrësit duhet të binden se kjo taksë do të përdoret vetëm për të rritur përmasën e gjelbërt të qytetit. "Dëshiroj gjithashtu të them se me shtimin e sipërfaqeve të gjelbra ne kemi edhe një objektiv ambicioz, që të arrijmë në standardin e 7.9 m2 gjelbërim për frymë, që është një standard jo i vogël", tha Rama. Një ulje në një nivel rreth 65%, iu bë tarifës së regjistrimit, pra për të gjithë veprimtaritë private, personat fizikë, shtetërorë e privatë, vendas e të huaj, apo personat juridikë, do të pagujanë 65% më pak, në rast se do të regjistrohen për një aktivitet.
AFATET PËR PAGIMIN TAKSES SË SHTËPISË:
Vetëdeklarimi është i detyrueshëm për të gjithë banorët që nuk kanë bërë vetëdeklarimin ndonjëherë. Duhet të përfundoj brenda tremujorit të parë të vitit.
Taksa mbi vlerën e ndërtimit që paguhej në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive tani do të paguhet në Bashki
Për ndërtimet nën 100 metra katrorë të bëra para vitit '93:
Taksa: 10 lekë për metër katror
Kësti i parë: Deri më 30 qershor
Kësti i dytë: Më 30 shtator
Për ndërtimet nën 200 metra katrorë të bëra pas vitit '93
Taksa: 20 lekë të reja për metër katror
Kësti i parë: Më 31 mars
Kësti i dytë: Deri më 30 nëntor