E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizë amerikane?!, rritet pagesa

19/02/2005  Departamenti i Shtetit ndryshon pagesat e shërbimeve konsullore në të gjitha ambasadat amerikane në Botë

Më 8 mars, hyn në fyqi ligji i ri mbi pagesat për vizë, pune, turistike, emigracioni, llotarie

UASHINGTON D.C. Zyra amerikane e Emigracionit dhe Natyralizimit, thotë se po ndryshon rregullat e aplikimit në konsullatat amerikane në Botë. Këtë gjë e bënë të ditur kjo zyrë me anë të një njoftimi zyrtar, që lëshoi dje, duke treguar mbi disa ndryshime thelbësore në çështjet e emigrimit në SHBA. Materiali i shpërndarë ka të bëjë me ndryshimet e pagesave për shërbimet konsullore në të gjitha ambasadat amerikane. Është në interes të të gjithë qytetarëve që të njihen me proceduart e reja.

Ndryshon paketa e pagesave

Departamenti i Shtetit ka ndryshuar pagesat për shërbimet konsullore. Paketa e re fiskale hyn në fuqi më 8 mars 2005. Në këtë datë do të ndryshojnë njëkohësisht pagesat për disa servise të Departamentit të Shtetit si dhe të ambasadave dhe konsullatave amerikane jashtë shtetit.

Departamenti është i detyruar nga ligji që të rekuperojë shpenzimet për shërbimet e konsullatave, me anë të pagesave të përdoruesve, për këtë arsye pagesat rregullohen periodikisht, sipas studimeve të bëra nga kontraktor të pavarur nën mbikëqyrjen e departamentit. Ndryshimet e fundit të pagesave ishin më 2002. Paketa re e tarifave përfshin dhe pagesa të autorizuara për këtë vit nga "Consolidated Appropriations Act".

Rekuperimi i shpenzimeve është esencial në mirëmbajtjen si dhe përmirësimin e shërbimeve, bën të mundur përdorimin e teknologjive të reja si dhe avancon çështjet e sigurimit të funksionit konsullor për sigurime kufiri.

Si ndryshojnë pagesat e vizave

Ndryshimi i pagesa përfshin: rritjen e pagesës për Lloton e Vizave nga 100 dollarë në 375 dollarë. Rritje në kërkimin e çështjes së pasaportave nga 45 dollarë në 60 dollarë. Një ulje në pagesën për lëshimin e një letre transporti për Qendrën e Përhershme të të Huajve për rihyrje në US nga jashtë shtetit. Kjo taksë nga 300 dollarë ulet në 165 dollarë. Ndryshimet e tjera të ligjit mbi pagesat të publikuara nga "Consolidated Appropriations Act" përfshijnë: një mbipagesë prej 12 dollarë, që do t'i shtohet pagesave të tanishme kur depozitohet pasaporta. Një shtesë 45 dollarë do t'i shtohet vizave të emigrantëve si dhe atyre të aplikantëve. Është vendosur një pagesë 500 dollarë (për parandalimin dhe kontrollin e shkeljeve) për personat që aplikojnë për L-1 viza nga provizionet e jashtë shtetit.

Të ardhurat do të shkojnë për Departamentin e Shtetit

Në "Consolidated Appropriations act i vitit 2005" thuhet gjithashtu që pagesa e mësipërme për të njëjtën arsye do të paguhet edhe nga aplikantët për H-1B dhe L-1 në kohën e aplikimit ose ndryshimit të nëpunësit. Këto pagesa nuk janë të reflektuara në "Schedule of Fees for Consular Services", sepse do të mblidhen nga Departamenti i Sigurimit të Brendshëm.

Llotaria amerikane

DV- 2006, 6.3 milionë aplikantë për 50 mijë fitues

Për Llotarinë amerikane DV 2006 kanë aplikuar 6,3 milionë vetë, por vetëm 50 mijë prej tyre do të jenë pranime. Ndërkohë, njoftohet se është ende i papërcaktuar numri i fituesve për Shqipërinë. Por për llotarinë amrikane për vitin 2006 janë bërë deri tani në të gjithë botën 6.3 milionë aplikime, ndërsa përgjigjet e 50 mijë fituesve do të jepen gjatë muajve maj-korrik, nëpërmjet adresave elektronike.

Këto aplikime kanë mbërritur përgjatë periudhës 2-mujore të regjistrimit elektronik nga 5 nëntor 2004, deri në janar të vitit që jemi, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit. Vetëm 50 mijë aplikantë do të mund të shkojnë në SHBA dhe përgjigjet do të jepen gjatë muajve maj-korrik të 2006 dhe programi parashikon të sjellë një diversitet më të madh racash dhe etnish në SHBA, duke ofruar viza qëndrimi e punësimi në këtë shtet të madh për ato vende që kanë patur një emigrim tradicional të vogël.

Sipas një njoftimi në faqet e internetit, Departamenti i Shtetit do të njoftojë 50 mijë fituesit e mundshëm nëpërmjet adresave elektronike. Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit, të datës 10 shkurt, për përballimin e fluksit të kërkesave, janë ngritur disa grupe pune. Njoftimi bën të ditur se fituesit do të njoftohen nga Departamenti i Shtetit të Centucy-it të qendrës konsulente të vizave dhe nga asnjë kompani tjetër.

Ndryshimi i pagesave përfshin:

Rritjen e pagesës për Lloton e Vizave nga 100$ në 375$

Rritje të pagesës kur depoziton pasaportën nga $45 në 60$

Një ulje në pagese për lëshimin e një letre transporti për Qendrën Ligjore të Përjetshme për të Huajt për rihyrje në US nga jashtë shteti- 300$ në 165$

Mbipagesë prej 12$ do t'i shtohet pagesave të tanishme të pasaportave

Një shtesë 45$ do t'i shtohet vizave të emigrantëve si dhe atyre të aplikantëve

Një pagesë 500$ (për parandalimin dhe kontrollin e shkeljeve) për personat që aplikojnë për L-1 viza nga zyrat jashtë shtetit, ku gjenden përkohësisht

DV-2006

Koha e aplikimit nëntor 2004-janar 2005

6.3 milionë aplikantë

50 mijë fitues

Përgjigjet jepen në maj-korrik të vitit 2006

Përgjigjja vjen në adresën elektronike, të shënuar në formularin e plotësuar

Përgjigjet njoftohen nga Departamenti i Shtetit të Centucy-it të qendrës konsulente të vizave dhe nga asnjë kompani tjetër

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›