Antonio Kasano, një tjetër "derbi" mes Milanit dhe Interit
Për fantazistin e Sampdoria, Antonio Kasano, pas Interit, shfaq interes edhe Milani. Sulmuesi italian do të ishte zëvendësuesi ideal për kuqezinjtë nëse Ronaldinjo largohet në janar. Për momentin pritet vendimi i Kolegjiumit Italian për prishjen e kontratës së Kasanos me Sampdorian ose pezullimin e tij. Sidoqoftë, e ardhmja e Kasanos është larg ekipit dorian. Milan mund ta marrë ish-lojtarin e Romës për të zëvendësuar Ronaldinjon. Por, edhe nëse braziliani nuk largohet, Kasano mund të plotësojë boshllëkun në sulm që ka lënë Inzagi.