E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënon Siti: "Gjoba" për Tevez, 59 milionë euro

Mançester Siti është gati të padisë Karlos Tevezin, nëse ky i fundit do të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me klubin e Premier Ligës. Anglezët do të kërkojnë jo pak, por 59 milionë euro dëmshpërblim, në qoftë se argjentinasi do ta braktisë klubin në fund të muajit. Lufta futbollist-klub duket se nuk do t'i shmanget gjyqit. Drejtuesit e skuadrës i kanë dërguar një letër agjentit të futbollistit, Kia Jorabçian, ku i shpjegojnë hapat që pritet të marrin në rast mungese të një marrëveshjeje. Sheiku Mansur duket i vendosur për të mos iu përulur 26-vjeçarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›