Blekbërn, Allerdajs u shkarkua për t'i bërë vend Maradonës
Një ditë pas shkarkimit të trajnerit të Blekbërn Roversit nga pronarët e rinj të klubit anglez, ka nisur të përflitet dhe emri që pritet ta zëvendësojë këtë të fundit. Bosët indianë janë në tratativa për të sjellë në "Ewood Park" Maradonën. Ata kanë pranuar se do të nisin negociatat me yllin argjentinas me dëshirën për ta shndërruar klubin në një emër të madh të futbollit anglez. Vëllezërit Rao shpresojnë se duke afruar një emër të madh në pankinën e Rovers, do të kenë mundësi t'i bëjnë publicitet kompanisë indiane të ushqimit të shpendëve që kanë në pronësi.