Antonio Vivaldi, në përvjetorin e lindjes
Bota e muzikës klasike ka festuar dje përvjetorin e lindjes së kompozitorit të madh italian, Antonio Vivaldi. I lindur në Venecia, më 4 mars të vitit 1678 ai ishte një prej violinistëve më virtuozë të kohës kur jetoi, në të njëjtën kohë edhe më i vlerësuari e i admiruari. Vivaldi ishte një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës baroke. Njëzëri, konsiderohet si një prej më të mëdhenjve, më me influencë dhe më origjinali ndër kompozitorëve italianë të asaj periudhe. Vivaldi kontribuoi tepër në zhvillimin e koncerteve, mbi të gjitha skolastike, gjini e nisur prej Giuseppe Torelli-t, dhe të teknikës së violinës e orkestracionit. Ndër të tjera, ai nuk la pas dore edhe operën lirike. Shumë e gjerë është edhe krijimtaria e tij që përfshin koncerte, sonata dhe pjesë të muzikës së shenjtë. Veprat e tij influencuan edhe mjaft kompozitorë të kohës së tij, mbi të gjitha gjermanët Bach, Pisendel dhe Heinichen. Siç ka ndodhur edhe me shumë kompozitorë të tjerë të muzikës baroke, pas vdekjes më 28 korrik të vitit 1741, emri dhe muzika e tij u harruan për një periudhë. Falë studimeve të disa muzikologëve të shekullit XX si Arnold Schering, Marc Pincherle, Alberto Gentili dhe Alfredo Casella, vlerat e Vivaldit dolën edhe një herë në pah. Ndër kompozimet e tij më të njohura janë katër koncertet për violinë të njohura si “Katër Stinët”.
#