“Anulimi i miqësoreve dëmton Kombëtaren”
• Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala shpreson që Shqipëria të rikthehet sa më shpejt në FIFA, pasi në këtë gjendje futbolli ynë dhe Kombëtarja jonë nuk ka të ardhme.
“Mësova se është në rrezik edhe miqësorja me Poloninë. Më vjen shumë keq dhe shpresoj që të mos ndodhë kështu sepse do të ishte një humbje e madhe. Shpresoj që futbolli shqiptar të rikthehet në FIFA, sepse ndryshe do të ishte vërtet një humbje e madhe. Gjatë takimi që pata para disa kohësh me trajnerin Han, ai më tha se shpresonte që Shqipëria të luante sa më shumë ndeshje, pasi e kishte të nevojshme të testonte skuadrën, por kjo situatë ia vështirëson punën atij dhe gjithë skuadrës, sepse kështu shkojmë të papërgatitur në eliminatore”, ka thënë Lala.