Legalizimet, zonat e reja për 6307 familje
• Qeveria pritet të miratojë legalizimin e 11364 objekteve informale.
FABIOLA ÇELA
Agjencia e Legalizimeve ka dorëzuar në sekretarinë e KRRTRSH-së dosjet e 32 zonave. Sipas nëndrejtorit të ALUIZNI-t, Ferdinant Shehu, miratimi i tyre do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të KRRTRSH-së. Nga formalizimi i këtyre objekteve përfitojnë gati 6307 familje. Nga ky vendim i KRRTRSH-së do të përfitojnë 6 qarqe të vendit. Gazeta boton të plotë numrin e objekteve, sipërfaqet dhe qarqet ku janë të shtrira këto zona.
Zonat
“Procesi i legalizimit të zonave informale tashmë ka hyrë në llogarinë e numrave”, shprehet nëndrejtori i agjencisë së legalizimeve, Ferdinant Shehu. Sipas tij, deri më tani janë miratuar një numër i konsiderueshëm zonash informale. Por jo vetëm kaq, është hapur drita jeshile dhe për legalizimin e objekteve të veçuara, si dhe për pallatet me shtesa për ato të ndërtuara para ’93. Përveç kësaj KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës ka miratuar një numër të konsiderueshëm pallatesh me shtesa të ndërtuara pas vitit ’93. Në mbledhjen e ardhshme KRRTSH-ja pritet të japë ‘ok’ për miratimin e një zonë informale në Tiranë, shtatë zonave në Vlorë, dy në Durrës, 3 në Lezhë e 8 në Korçë. Numrin më të madh të zonave informale e ka qyteti i Shkodrës me 11.
Lejet e legalizimit
Pagesa është hapi i fundit që qytetari duhet të bëjë si qëllim legalizimin e objektit të tij. Normalisht pas miratimit, përgatitja e dokumentacionit sipas nenit 27, të ligjit 9482 është hapi më i rëndësishëm. Vetëm një veprim do të ketë për të bërë qytetari, për të paguar detyrimet e tij. Qytetarët që të marrin titujt e pronësisë, nuk do të kenë nevojë të prodhojnë dokumente pronësie, si harta, gen-plane, planimetri, sepse dokumentacion i pronësisë i dhënë nga ALUIZNI është në përputhje me të gjitha kriteret e duhura ligjore. Gjithashtu dokumentacioni i pronësisë është i disponueshëm në dy versione, versionin manual dhe atë elektronik, është dokumentacion i certifikuar dhe i zyrtarizuar me të gjitha të dhënat e pronësisë. Ndërkohë sipas drejtuesve të agjencisë së legalizimeve në këtë proces nuk mund të përfshihen rastet kur ndaj tyre po zhvillohet proces gjyqësor. Kjo do të thotë se në rast së zotëruesit e objekteve kanë procese gjyqësore me pronarët e tokës atëherë këto objekte nuk do t’i nënshtrohen procesit të legalizimit deri në momentin që gjykata vendos për zgjidhjen e konfliktit.
Nuk ndryshojnë tarifat për legalizimet
Tarifat e legalizimit të ndërtimeve informale nuk kanë ndryshuar. “Asnjë gjë nuk ka ndryshuar, tarifat janë siç kanë qenë dhe shkojnë po në adresë të njësive të qeverisjes vendore, përjashto tarifën e shërbimit, që i shkon atij organizmi që kryen dokumentacionin”, ka thënë Shehu. Ndërsa për sa i përket taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe kalimit të tarifave të pronësisë gjobave të ndryshme, të gjitha këto shkojnë në funksion të qeverisjes vendore. Sipas ligjit të Legalizimeve, gati 80 për qind e këtyre parave përdoren për kompensimin e pronarëve të ligjshëm dhe 20 për qind përdoret për urbanizimin e zonave. Ndërkohë nëndrejtori i ALUIZNI-t ka theksuar edhe një herë se, asnjë ndërtim pa leje i kryer pas 15 majit të vitit 2006 nuk do të legalizohet. “Kush ka ndërtuar pas kësaj date do të përballet me Policinë Ndërtimore”, tha ai. Kjo, pasi Shqipëria është e tëra e fotografuar, dhe çdo gjë tashmë është e evidentuar. Kjo do të thotë se, asnjë ndërtim që është kryer pas mbylljes së procesit të vetëdeklarimit nuk mund të hyjë në procesin e legalizimit. Procesi i vetëdeklarimit të ndërtimeve të jashtëligjshme është mbyllur muaj më parë. Vetëdeklarimi i objekteve të jashtëligjshme ishte edhe faza e parë e procesit të legalizimit të ndërtimeve informale. Në Tiranë, Durrës, Vlorë etj., u shënua edhe numri më i lartë i vetëdeklarimit të ndërtimeve informale. Sipas ligjit të Legalizimeve, tapitë e para jepen për ato qytetarë, të cilët ose kanë ndërtuar në tokën e tyre, ose në tokë shtetërore, pra që nuk kanë probleme pronësie. Pra, tarifa që paguan kjo kategori qytetarësh është vetëm 3 mijë lekë, që është kostoja e shërbimit, ndërsa për truallin e zënë nuk do të paguajnë para, pasi një pjesë e mirë e tyre janë pronarë të tokës së zënë ose e kanë blerë atë.
“Pakti me ndërtuesit, të ardhurit kalojnë të pastrehë”
Legalizimi i ndërtimeve informale do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.
FABIOLA ÇELA
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, nëndrejtori i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit të Zonave Informale, Ferdinant Shehu, ka shpjeguar në detaje të gjitha ndryshimet e bëra ligjit të Legalizimeve, si dhe në ç’fazë ndodhet ky proces. Sipas tij, ndryshimet e bëra në këtë ligj nuk cenojnë autonominë e njësive të qeverisjes vendore. Një ndryshim thelbësor ka të bëjë me të ardhurit. Për zonat ku ka studime urbanistike, banorët që kanë ndërtuar në këto sipërfaqe do të kalojnë si të pastrehë dhe do të përfitojnë nga programi i qeverisë për të pastrehët.
Si po ecën procesi i legalizimit të ndërtimeve informale dhe në ç’fazë është ai?
Ju jeni në dijeni që ne kemi kaluar një numër të konsiderueshëm zonash informale në KRRT-në dhe KRRTRSH-në. Por kemi edhe disa zona të tjera që janë dorëzuar në sekretarinë teknike dhe janë në pritje të mbledhjes së KRRTRSH-së. Kjo në mbështetje të ligjit aktual, pasi agjencia ecën sipas këtij ligji. Unë them me plot bindjen që e gjithë kjo punë voluminoze është bërë nga agjencia e legalizimit. Njësitë e qeverisjes vendore nuk është se kanë dhënë një kontribut të madh, ndoshta sepse nuk kanë pasur resurset e duhura. Megjithatë ka ekzistuar ky bashkëpunimi i marrjes së ciklimit të dokumenteve. Aktualisht grupet e punës të agjencisë janë në terren dhe po bëjnë procesverbalet e konstatimit si gent-planet. Këto procesverbale po mbahen si ndaj objekteve individuale, të cilët kapin një numër të konsiderueshëm ashtu edhe ndaj shtesave të pallateve ekzistuese, për të cilat po plotësohet i gjithë dokumentacioni tekniko-ligjor. Po punohet me zonat informale, me shtesat e pallateve dhe me ndërtimet e veçuara. Normalisht po t’i përmbledhim të gjitha sot agjencia ka afro 200 mijë pasuri që dikur ishin informale, por tashmë janë të ligjëruara.
Në çfarë konsistojnë ndryshimet e bëra në këtë ligj, dhe a cenojnë autonominë e njësive të qeverisjes vendore këto ndryshime?
Ndryshimi thelbësor është se janë shkurtuar burokracitë për të shkuar drejt miratimit të një objekti. Për sa i përket njësive të qeverisjes vendore, duke parë që resurset e tyre ishin të vogla në krahasim me këtë volum të madh pune, atëherë ne propozuam disa ndryshime. Gjithashtu duke pasur parasysh faktin se prej dy vjetësh kur ka hyrë në fuqi ligji njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë bërë asnjë klasifikim të një dosjeje. Në një situatë të tillë u kërkua që këto kompetenca t’i kaloheshin ALUIZNI-t dhe të kthehej nga një organ ndërmjetës, në një organ ekzekutiv. Theksoj se nuk është prekur autonomia e njësive të qeverisjes vendore sepse këtë autonomi njësitë e qeverisjes vendore e marrin nga ligji 9482. Ky ligj i ngarkonte me këtë detyrë dhe po ky ligj ua hoqi. Ka edhe një pjesë që mund të interpretohet nga shumë njerëz që njësitë e qeverisjes vendore janë kompetente për hapësirën publike. Në kemi thënë që pas procesit të legalizimit fillon procesi i urbanizimit dhe këtu është njësia e qeverisjes vendore ajo që menaxhon urbanizim.
Çfarë risi sjell për ish-pronarët, ndryshimet e bëra në këtë ligj?
Theksoj se pronarët e ligjshëm nuk janë anashkaluar, përkundrazi ky ligj sot i favorizon këta pronarë. Nëse më përpara u regjistronte prona dhe pas 6 muajsh niste kompensimi sipas ligjit, tani njëkohësisht kur nis procedura e legalizimit ka nisur edhe procedura e kompensimit të ish-pronarëve. Gjithashtu kemi folur për zonat urbane. Në ligjin e vjetër, zonat urbane në të cilat ka studime urbanistike pronari duhet të gjente marrëveshjen me pronarin e ndërtimeve informale. Sipas ndryshimeve të bëra, është përcaktuar që aty ku ka studime urbane dhe është përcaktuar që të ndërtohen objekte mbi 5-katëshe, pronari do të ndërtojë sipas planit të miratuar. Kurse ata që kanë pasur ndërtime informale në këtë zonë konsiderohen si të pastrehë dhe përfitojnë nga ligji i të pastrehëve. Por theksoj se projektet e këtyre studimeve urbane janë miratuar para hyrjes në fuqi të ligjit “Për legalizimet”.