Korçë, predha plagos dy fëmijë
• Predhat e ushtrisë vazhdojnë të rrezikojnë jetën e njerëzve. Këtë radhë lajmi i keq vjen nga Korça.
ELBASAN/KORÇE
Ngjitur me magazinat e ushtrisë, ku kishte rreth 2200 tonë armatime, dy fëmijë kanë rrezikuar të humbasin jetën. Paraditen e djeshme, Erios Sulçe 15 vjeç dhe Premtim Agolli, 14 vjeç, janë plagosur nga djegorja e një predhe. Puna e tyre ishte të gjenin metal dhe ta shisnin për skrap. Duke qenë pranë reparteve ushtarake, predhat ishin një mundësi e mirë fitimi. Por fati ka qenë me ta, kur djegorja e predhës ka shpërthyer. Ata janë plagosur rëndë, por sipas burimeve nga spitali, janë jashtë rrezikut për jetën. Pasi kanë gjetur detonatorin, ata e kanë goditur me gurë për të veçuar metalin. Një lloj demontimi, që sigurisht ka bërë që detonari të shpërthejë. Duket sikur armët e rënda, akoma të shpërndara pa kriter, vazhdojnë të jenë një rrezik permanent për jetën e qytarëve. Burime nga Korça theksojnë se, detonatori i predhës mund të ketë qenë pjesë e armëve të rrëmbyera dhe të hedhura gjatë vitit 1997. Por sidoqoftë janë sërish armët e rënda që të rikujtojnë ngjarjen në Gërdec. Dhe të mendosh se ngjitur me fshatin është një depo me 2200 tonë municione. Kjo ngjarje ka bërë që banorët e zonës të ndjehen të pasigurtë, duke i ardhur ndërmend ngjarja e Gërdecit dhe frika e depove ngjitur me ta. Specialistët hedhin poshtë pistën që detonatori të ketë ardhur nga këto depo.
Po dje në Elbasan, një tjetër armë e rëndë i ka marrë jetën një qytetari, edhe pse ngjarja ka si synim pronësinë. Granata e hedhur nga fqinji pas konfliktit për motive pronësie i morri jetën 45-vjeçarit. Ali Sallaku, i plagosur rëndë, vdiq disa orë më vonë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet dhe i biri 9 vjeç. Autori, i njohur me probleme mendore u arrestua menjëherë për ngjarjen e rëndë. Municionet plagosën dje dhe dy fëmijë në një fshat të Korçës, të cilët po çmontonin për skrap detonatorin e një predhë që kishin gjetur.
Ngjarja më e rëndë ndodhi në fshatin Gurabardhë të Elbasanit, kur mëngjesin e djeshëm, Ali Sallaku dhe i biri po ecnin në rrugë. Papritur përballë u ka dalë 33-vjeçari Rifat Filja, i cili pas debateve të para ka futur dorën në xhep dhe ka nxjerrë prej saj një granatë ofensive. Me shpejtësi e ka hedhur atë në drejtim të fqinjëve, pa u lënë atyre mundësi të mbroheshin. Banorë të fshatit u kanë shkuar me shpejtësi në ndihmë të të plagosurve, duke i transportuar në spitalin e Elbasanit. Në vend ka mbërritur policia e qytetit, e cila bazuar te dëshmitë e fqinjëve ka identifikuar dhe arrestuar autorin 1 orë më vonë. Ndërsa hetohej për plagosjen, e cila sipas policisë ishte pasojë e konfliktit për motive pronësie, Ali Sallaku ndërroi jetë në spital. Mjekët thanë se plagët e shumta në trup sollën vdekjen, ndërsa i biri ka kaluar gjendjen kritike për jetën. Policia pohoi dje se, autori i ngjarjes rezulton me çrregullime mendore, por këtë pritet që ta vërtetojë raporti psiko-ligjor. Të afërm të autorit të shoqëruar pas ngjarjes kanë pohuar se, prej kohësh mes Sallakut dhe Filjas kishin lindur debatet për shkak të një sipërfaqe toke, mbi të cilën të dy pretendonin pronësinë. Ndaj 33-vjeçarit është ngritur akuza "plagosje e rëndë me pasojë vdekjen", duke e rënduar pozitën e tij para drejtësisë.
Kufiri me Kosovën, rinis çminimi
KUKES – Rinis procesi i çminimit në kufirin me Kosovën. Ekipet e çminimit, kryesisht vendas të trajnuar në kurset e AMAE-s (Zyra e veprimit ndaj minave), po ndërtojnë stacionimet e tyre në Has e Tropojë, pas kapërcimit të stinës së ftohtë. Ndryshe nga vitet e tjera, procesi i çminimit do të kryhet nga specialistë vendas, ndërkohë që drejtuesit sërish do të jenë specialistë joshqiptarë. Sipas drejtuesve të kësaj zyre dhe strategjisë së paracaktuar nga organizmat e huaja dhe donatorët pritet që procesi i çminimit të përfundojë në vitin 2010. Burime zyrtare pohuan se, zona e veprimit do të jetë brezi kufitar i kontaminuar me mina dhe predha të paplasura që nga lufta e Kosovës, në vitin 1999. Kjo zonë përfshin brezin kufitar të Kosovës me Shqipërinë në një gjatësi 120 km në 102 zona të minuara në një sipërfaqe totale prej 10.250 km katror, shpeshherë dhe në 20 km në brendësi të kufirit shqiptar. Bëhet e ditur se nga viti ‘99, ekipe çminimi dhe kompani të specializuara të huaja, me fonde të Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë çminuar 80 për qind e këtij territori. j.h