Italianët zgjedhin Dhomën dhe Senatin, favorit Berluskoni
• Italianët janë drejtuar dje në qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Rreth 50 milionë prej tyre kanë të drejtë vote dhe sipas rezultateve nga sondazhet, pritet fitore e Partisë së Lirisë, të kryeministrit konservator, Silvio Berluskoni. Politikani 71-vjeçar, deklaroi se është plotësisht i sigurt se pas zgjedhjeve, sërish do të fitojë mandat që të formojë qeveri, për herë të tretë në karrierën politike. Kundërshtari kryesor i Berluskonit në luftën për funksionin e kryeministrit është lideri i Partisë Demokratike, ish-prefekti i Romës, Valter Veltroni, 52 vjeç. Sipas sondazheve, të cilat kanë forcuar edhe vetëbesimin e Berluskonit, ai avancon me gjashtë deri tetë për qind të votave. Si Berluskoni, ashtu edhe Veltroni gjatë fushatës parazgjedhore kanë premtuar ulje të tatimeve dhe stimulim të përparimit ekonomik në vend, që të shkatërrohet recesioni që e ka kapluar ekonominë italiane. Rezultatet parlamentare të zgjedhjeve priten të publikohen nesër në mbrëmje. Dje u votua deri orën 22:00, për të zgjedhur përfaqësuesit e Dhomës, ndërsa sot do të votohet për Senatin nga ora 7 deri në 15. në votime ka marrë pjesë më shumë se 50 për qind e votuesve. Ndërsa sot pritet rezultatet zyrtare për të marrë vesh se, kush do të qeverisë Italinë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo do të jetë qeveria e 62–të e Italisë.