E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nismë për dëmshpërblimin e “Gërdecit”

• Partia Socialiste do të depozitojë sot pasdite në seancën parlamentare nismën për dëmshpërblimin në masën 100 për qind të dëmeve materiale të realizuara nga tragjedia e Gërdecit më 15 mars.

 Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj bëri publike nismën e saj për dëmshpërblimin financiar të personave të prekur. “Për sa i përket nismës, ajo konsiston në fillim me vetëdeklarim, që do të thotë që u jep mundësi të dëmtuarve nga kjo tragjedi që të bëjnë vetë deklarimin e pasojave të dëmeve lidhur me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Natyrisht që këtu do të hyjë në veprim edhe komisioni i posaçëm që ka të bëjë me vlerësimin. E dyta ka të bëjë me afatet. Do të thotë që ne kemi përcaktuar disa terma kohë, disa afate të cilat japin mundësi që ky problem të zgjidhet sa më shpejt, për shkak se këta njerëz janë ende të paqartë se si do të jetë masa e kompensimit”, deklaroi Leskaj. Ndërkohë që grupi parlamentar i PS, jemi shumë të shqetësuar për sa ka të bëjë me të ardhmen e njerëzve, të cilët janë të dëmtuar fizikisht, që mund të mbeten invalidë, por qoftë edhe ata që kanë humbur jetën, pra me pensionet e tyre dhe pensionet familjare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›