Vlorë, plagosi ish-policin e FNSH-së, pranga 56-vjeçarit
• VLORE – Pas 12 orësh nga plagosja e ish-efektivit të policisë së Vlorës është arrestuar një prej autorëve, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.
Sipas policisë së Vlorës, Vladimir Tahiraj, 56 vjeç është personi që plagosi mbrëmjen e së shtunës 50-vjeçarin Hamit Muça. Ky i fundit është dërguar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, pasi sipas mjekëve ka plagë të shkaktuara nga goditje thike dhe zinxhiri. Ai ka hyrë menjëherë në sallën e operacionit, megjithatë dhe dje mjekët pohuan se, gjendja ishte kritike. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën pranë Sheshit të Flamurit, pas një debati mes disa personave. Pasi kanë debatuar për disa minuta, tre vetë e kanë qëlluar ish-efektivin e FNSH-së disa herë me zinxhirë e më pas me thikë, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Policia, pasi ka shkuar në vendngjarje ka marrë në pyetje persona që kanë gjetur të plagosurin, sipas të cilëve 3 persona janë përplasur me Muçën. Prej autorëve është mundur të identifikohet vetëm Tahiraj, i cili është arrestuar disa orë pas ngjarjes. Ka qenë vetë ish-efektivi Muça, i cili ka dhënë identitetin e autorit të plagosjes së tij, i ndaluar më vonë në banesën e tij në lagjen “28 nëntori”, të qytetit të Vlorës. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe arma e krimit, thika me të cilën qëlloi ish-policin. Muça mësohet se, dy vjet më parë u lirua nga detyra për shkak të reformës në polici. Tahiraj ka qenë punonjës si roje objektesh përreth vendit të ngjarjes, ndërsa me të lënduarin kishin njohje edhe më parë. q.b