E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York Times: Edhe Serbia përfshihet në skandal armësh

• Serbia është përfshirë në një skandal armësh me Irakun.

Sipas një raporti të “New York Times”, marrëveshja mes ministrit irakian të Mbrojtjes dhe kryeministrit serb ka provokuar kritika të ashpra dhe lëmsh në municionet dhe armatimin e ushtrisë irakiane. Pas raportit për Shqipërinë, publikohet edhe një raport mbi trafikun e Serbisë. Një marrëveshje armësh prej 833 milionë dollarësh në Irak, e negociuar në mënyrë të fshehtë me Serbinë, ka shënuar probleme të shumta për forcat e armatosura të këtij vendi, një proces që është mbuluar për një kohë të gjatë nga korrupsioni dhe paaftësia. Marrëveshja u vendos në shtator pa konkurrencë dhe me mënjanimin e trupave antikorrupsion, përfshirë edhe aprovimin e ushtarakëve të lartë të Ushtrisë irakiane dhe një kontratë të komisionit aprovues në Irak. Në vend të këtyre procedurave, kjo marrëveshje u negociua nga një delegacion prej 22 ushtarakësh të lartë irakianë, pa dijeninë e komandantëve amerikanë dhe shumë liderëve të lartë të Irakut. Marrëveshja u bë pre e një kritike mjaft të ashpër dhe oficerët e Irakut u detyruan më pas ta limitonin blerjen në 236 milionë dollarë. Pjesa më madhe e pajisjeve të blera, sipas komandantëve amerikane, ishin të pavlefshme për misione ushtarake. Një anatomi e blerjes e realizuar nga një hetim i “New York Times”, tregon mbi këtë blerje me Serbinë. Ministri irakian i Mbrojtjes, Abdul Qadir, e mbrojti këtë marrëveshja armësh, duke deklaruar se ai ka ndjekur protokollet kontraktuese dhe ka njoftuar kryeministrin Nuri Kamal al-Maliki mbi çdo hap që ka hedhur. Megjithatë komandantët amerikanë dhe disa irakianë kritikuan blerjen e armëve me Serbinë. Monitorimi i blerjeve të armëve ka qenë një subjekt mjaft delikat, pasi një seri armësh të kalbura i ka kushtuar qeverisë irakiane mes viteve 2004–2005, 1,3 miliardë dollarë nga fondet e shtetit. Mungesa e sistemit elektronik bankar, i ka bërë oficerët në Irak të paguajnë, pa dijeni për cilësi të dobëta apo armë që nuk kanë mbërritur kurrë, me para të thata. Ata që kishin dijeni mbi marrëveshjen e armëve me Serbinë thanë se, nuk kishin dijeni për ndonjë krim specifik në këtë marrëveshje, por dinin se kishte mungesë transparence në dokumentacione si kontroll i dobët, probleme me ngarkesat, siç ndodhi me marrëveshjen e vitit 2004. Marrëveshja me Serbinë bënte thirrje për blerjen e një numri të madh helikopterësh, avionësh, anije transporti të armatosura, sisteme mortare, mitraloza, veshje të blinduara, uniforma ushtarake dhe pajisje të tjera. Ajo u negociua nga z. Qadir dhe ministri i planifikuar, Ali Glahil Baban. Marrëveshja u nënshkrua në mars dhe për shkak të kritikave u ul nga 833 në 236 milionë dollarë. Në një intervistë, në shkurt z. Qadir konfirmoi se, marrëveshja origjinale fillestare me Serbinë i tejkalonte 800 milionë dollarë. “Ne nuk e limituam veten të fiksonim ndonjë shifër apo çmim ekzakt”, tha ai. Z. Maliki mblodhi Komitetin Suprem Ekonomik, pasi shprehu shqetësimin se marrëveshjes serbe i mungonte garancia e shërbimit nga qeveria serbe. Marrëveshja është mbështetur nga zyra e komandantit të lartë ushtarak të Irakut, këshilltarë shiitë të Malikit, të cilët refuzuan sugjerimet nga këshilltarët perëndimorë. Një diplomat amerikan, i cili preferoi anonimitetin shprehet: “Ne nuk kemi besim në procesin kontraktues të Irakut. Kam dëgjuar që ministri i Mbrojtjes ka dërguar një delegacion në Serbi dhe është kthyer pas, duke deklaruar nënshkrimin e një marrëveshjeje me kryeministrin serb. Pse Serbia? Pse jo Ukraina? Pse jo Rusia? Ne thjesht duam ta dimë”. Kritikët dëshmuan se, marrëveshja e armëve ka kërcënuar standardet e ushtrisë irakiane dhe ka bërë një mishmash në materialet e saj të luftës.

Rupel, Ban, bisedime për Kosovën
Çështja e Kosovës ka mbetur ende e pazgjidhur për Kombet e Bashkuara, të paktën ky ishte qëndrimi që u përcoll pas takimit të ministrit të Jashtëm slloven dhe kreut të OKB-së. Sipas tyre, Kosova nuk është më një çështje që mund të zgjidhet brenda kuadrit të Bashkimit Evropian, por kërkon me domosdo një qëndrim nga Kombet e Bashkuara, i cili do të jetë mjaft domethënës për të. “Ne ramë dakord të dy se, duhet një aksion i përbashkët me qëllim për të zgjidhur problemet që nuk janë vetëm evropiane”, tha Rupel. “Ne dëshirojë që të kemi sa më pak tension dhe dramë që të jetë e mundur. Ne kërkojmë një zgjidhje të harmonizuar të krizës, e cila nisi më krizën e Jugosllavisë në vitin 1991”, tha ministri i Jashtëm slloven, duke vënë theksin mbi rolin e OKB-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›