E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzon biznesin, dënohet me miliona euro

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 20:09

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian të enjten ka mbështetur gjobën prej 10.2 milionë euro kundër grupit të pagesave elektronike Visa, për shkak të refuzimit për biznes me një bankë amerikane.

Dënimi ishte caktuar në vitin 2007 nga Komisioni Evropian, për shkak se Visa nuk kishte lejuar filialin britanik të Morgan Stanley në rrjetin e saj nga periudha mars 2000 deri në shtator 2006.

“Në mënyrë konsekuente, është mbështetur gjoba prej 10.2 milionë euro ndaj kompanisë”, ka bërë të ditur gjykata përmes një kumtese, pas hedhjes poshtë të argumenteve të prezantuara nga Visa International dhe Visa Europe.

Visa fillimisht kishte refuzuar aplikacionin e Morgan Stanley, për shkak se banka kishte në pronësi njërin nga konkurrentët e saj më të vogël, Discover Card.

Refuzimi nënkuptonte që klientët e Morgan Stanley nuk mund të blejnë mallra përmes sistemit të pagesës së Visa në Britani.

Të dyja palët kanë arritur deri te një marrëveshje në shtator të vitit 2006, kur Morgan Stanley ishte përfshirë në rrjetin Visa, në përpjekje për të shtyrë bankën që të tërheqë kërkesën drejtuar Komisionit Evropian. Por, BE vendosi të ndjekë Visa për shkak të sjelljes së saj anti-konkurrencë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›