Anulohet koncerti i Madonna-s në Kroaci
ZAGREB - Koncerti i madh i Madonna-s, i parashikuar të zhvillohej më 11 qershor në Zagreb, u anulua, "për shkak të arsyeve logjistike" , raportojnë mediat kroate.
Këngëtarja, edhe këtë verë gjatë turneut të saj do ta anashkalojë Kroacinë, gjë që e ka bërë edhe gjatë vitit 2008 gjatë turneut “Sticky & Sweet Tour”.
Promoterët e koncertit të paralajmëruar, "Adria Entertainment" dhe "Live Nation", kanë informuar mediat kroate se ngjarja është anuluar, raporton Koha.
"Na vjen shumë keq që shumë adhurues të Madonna-s do të mbeten të zhgënjyer. Nuk ishim në gjendje që t’i përmbushim përgjegjësitë logjistike që ishin caktuar para nesh dhe i referohen mënyrës së përdorimit të stadiumit. Pa këtë logjistikë nuk është e mundur që të organizohet një koncert në një mënyrë të kënaqshme",- tha presidenti i kompanisë "Adria Entertainment", Vladimir Ivankoviç, i cili theksoi se paratë e biletave, çmimet e të cilave kanë shkuar nga 30 euro deri në 230 euro, do t’u kthehen blerësve.
(er.nu/BalkanWeb)