Greqi, zgjedhjet në 6 maj. Anulohet shkrirja Alpha dhe Euro Bank
ATHINE - 6 maji konsiderohet si data më e përshtatshme, për të zhvilluar zgjedhjet politike në Greqi.
Kjo çështje është diskutuar mes kryeministrit Lukas Papadhimos, kreut të Demokracisë së Re, Antonis Samaras dhe kandidatit për kreun e PASOK, Evangelos Venizelos, të cilët besojnë se 6 maji është data më e mundshme për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend, përveç rastit, që dicka e jashtëzakonshme mund të ndikojë për ndryshimin e saj.
Parlamenti do të shpërndahet në fillim të prillit, për t’i lënë tri apo katër javë kohë, fushatës zgjedhore. Burime nga qeveria sqarojnë se ka ende disa çështje të pazgjidhura në lidhje me marrëveshjen e kredisë. Qeveria duhet të kalojë në Parlament Marrëveshjen e re të kredisë dhe të gjitha parakushtet për ministritë në vecanti, të cilat duhet të votohen drejtpërdrejt, si për shembull, hapja e disa profesioneve të mbyllura etj.
Gjithsesi, parlamenti duhet të jetë i mbyllur për festën e Pashkëve dhe praktikisht deri atëherë, qeveria Papadhimos duhet të ketë përfunduar punën legjislative.
***
ECOFIN i hapi rrugën lëvrimit të paketës së dytë të ndihmës në Greqi, kësti i parë i së cilës duhet të lirohet deri para 20 marsit.
Në një deklaratë të ECOFIN thuhet se, “programi i ndihmës do të shoqërohet me mbikëqyrje në rritje për zbatimin e reformave në Greqi".
ECOFIN thekson se vendimi ka për qëllim arritjen e objektivave të uljes së deficitit fiskal, 7.3% e PBB në vitin 2012, 4.7% e PBB në vitin 2013 dhe 2.2% e PBB në vitin 2014. ECOFIN i bëri thirrje Greqisë të paraqesë raportin tremujor për masat e marra.
***
Ndërkohë në një zhvillim tjetër, njoftohet anulimi i shkrirjes së dy bankave të mëdha, Alpha bank dhe Euro Bank, një vendim që ishte njoftuar më 29 Gusht të vitit të kaluar dhe ishte ratifikuar nga bordet e dy bankave në 15 Nëntor 2011.
Alpha Bank është tërhequr nga vendimi për shkrirjen dhe ka njoftuar Eurobank, se “pas shkëmbimit të bonove greke dhe përfshirjes së konsiderueshme të sektorit privat në këtë proces, i cili ka patur ndikimet e veta në sektorin bankar, tërhiqet nga vendimet e 15 Nëntorit për shkrirjen”.
Për këtë arsye mblidhet në 27 Mars Bordi i Alpha Bank, i cili do të shqyrtojë propozimin për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me tërheqjen e të gjitha vendimeve të kësaj Asambleje të 15 nëntorit 2011.