E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Dita e Verës lehtëson përkohësisht plagët sociale, nevojitet Rilindje

ELBASAN-Ashtu si shumë politikanë të tjerë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka preferuar të qëndrojë për festëne Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.
Në një prononcim mediatik, Rama ka theksuar se nisur nga ditë të tilla më shumë se kurrë nevojitet Rilindja Shqiptare.

“Në një ditë si kjo, në një festë popullore, është një moment që lehtëson plagët sociale, hallet e përditshme. Qytetarët e meritojnë një Rilindje Shqiptare që do të bëjë të mundur që të kenë punësim dhe të paguahen në mëyrë të ndershme. Ne do të hapim një kapitull transformues” ka theksuar Rama.

Ai ka shtuar më tej se programi i PS-së për “Një Rilindje Shqiptare” do të bëjë të mundur që rrugëtimi i Shqipërisë drejt së ardhmes t`i ngjajë sa më shumë rrugëtimit të këtyre njerëzve në këtë ditë të sotme me diell.

Sipas Ramës, falë qeverisjes vendore në Elbasan janë bërë ndryshime domëthënëse në qytet.
Kreu i opozitës Edi Rama i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe nga deputetë socialistë të qarkut të Elbasanit ka vizituar edhe panairin e Ditës së Verës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›