PS, Bazhdari: Berisha po mashtron të përndjekurit me shifra false
TIRANE - Kryetarja e grupit të punës të Partisë Socialiste për të përndjekurit, Keti Bozhdari, akuzoi kryeministrin Berisha se po mashtron ish të përndjekurit me shifra false.
Në një konferencë për mediat nga selia rozë, Bozhdari deklaroi se qeveria ka shkelur premtimet për të përndjekurit, gjysma e të cilëve, siç tha ajo, nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e para.
“Partia Socialiste kërkon që të ndalet në mënyrë sa më urgjente abuzimi propagandistik me ish të përndjekurit nga ana e qeverisë dhe shpreh gatishmërinë e saj të plotë të votojë një ligj serioz, i cili të mbështesë me të vërtetë këtë shtresë dhe të jetë në përputhje me programin e saj ‘Për një rilindje shqiptare’,”- deklaroi Bozhdari.
Përmes një vendimi të marrë një ditë më parë, Këshilli i Ministrave përcaktoi 26 marsin e këtij viti si afatin e shpërndarjes së këstit të dytë të fondeve të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit.
Në kuadër të skemës së miratuar, afati i shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit është llogaritur që për këstin e dytë të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të përndjekurit politikë.
Kryeministri Berisha saktësoi dje se nuk do të shpërblehen ata persona që kanë bashkëpunuar me pushtuesit.
(er.nu/BalkanWeb)