E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës, Meta uron nga Gjirokastra: Më shumë dashuri mes shqiptarëve

GJIROKASTËR - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i përcolli urimet e tij për Ditën e Verës nga Antigonea në Gjirokastër.

Krahas urimit për më shumë dashuri mes shqiptarëve, kreu i LSI-së theksoi sërish nevojën e bashkëpunimit politik për të mirën e vendit.

“Mungesa e dialogut ka sjellë shtyrjen e marrjes së statusit. Duhet të ketë më shumë konsensus e dialog:”- u shpreh Meta.

Ndërsa përshëndeti miratimin në parim të projekt/ligjit për Gjykatën Administrative, në Komisionin e Ligjeve, Meta nënvizoi se diskutimi për këtë ligj të rëndësishëm duhet të kishte nisur më herët.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›