Troket Pranvera, mot i ngrohtë me diell në gjithë vendin
TIRANE-Më në fund po vjen stina e Pranveres, lironi garderobat nga palltot dhe veshjet e trasha pasi ditët me temperatura të ulëta u larguan.
Parashikimi i motit në BalkanWeb dëshmon se moti, në ditët në vijim do të përmirësohet ndjeshëm pasi temperaturat do të rriten ndjeshëm. Vendi jonë do të gjendet në kushtet e presionit atmosferik të lartë ndaj pritet që gjatë gjithë kësaj jave dhe në ditët hyrëse të javës që vjen të vijnë ditë të ngrohta me temperatura, ku më të lartat do të jenë 16 gradë Celsius nga e diela, ndërsa më të ulëtat priten të luhaten në 4, 5 apo 6 gradë Celsius.
Në zonat malore veriore temperaturat do të jenë me 2 gradë më pak, por moti do të jetë plot diell dhe tek-tuk me vranësira lokale.
Pas dimrit të ftohtë dhe të ashpër, rritja e ndjeshme e temperaturave është mirëpritur tek qytetarët që shfrytëzojnë edhe më shumë kohën për shëtitje të gjata në natyrë, ndërsa në zonat rurale, temperaturat e ngrohta paralajmërojnë nisjen e sezonit të mbjelljeve.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Moti për sot 14 mars