Anxhelina Zholi: “Besnikëria nuk është e rëndësishme në një lidhje”
Anxhelina Zholie ka nxitur spekulimet rreth jetëgjatësisë së lidhjes së saj me Bred Pit, duke thënë se besnikëria nuk është “absolutisht esenciale në një lidhje”. Fituesja e çmimit “Oscar” dhe partneri i saj janë së bashku prej pesë vjetësh dhe kanë gjashtë fëmijë: Madox, tetë vjeç, Pax, gjashtë, Zahara, katër, Shiloh, tre, dhe binjakët Knox dhe Viviene, 17-muajsh. “As Bred dhe as unë nuk mendojmë se të jetosh së bashku do të thotë të lidhesh së bashku. Ne sigurohemi që kurrë të mos e kushtëzojmë njëri-tjetrin. Dyshoj se besnikëria është absolutisht e rëndësishme në një lidhje. Është më keq të ndahesh me partnerin dhe të flasësh keq me të më pas”,- ka thënë aktorja. Më herët mediat kanë folur për një krizë mes çiftit, për shkak të tradhtive të shumta të aktorit. Anxhelina në atë gjendje ka kërkuar të jetojë në një dhomë të veçuar, për të mos e pasur pranë partnerin e saj.
24 Dhjetor 2009