E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejdi Gaga, në shoqërinë e një mashkulli të panjohur

Lejdi Gaga është parë qenë në shoqërinë e një mashkulli misterioz gjatë një mbrëmje në Los Anxhelos. Krijuesja e hitit “Poker Face” ishte duke bërë një mbrëmje në klubin e natës “Hyde” në Staples Center, dhe nuk ka qenë e vetmuar. Këngëtarja, e cila vazhdimisht thotë se është tepër e zënë për të pasur të dashur, është parë duke qëndruar afër një mashkulli të paidentifikuar në pjesën VIP të klubit. “Ajo ishte veshur me stilin e saj të zakonshëm me ngjyrë të argjendtë dhe i dashuri i saj ishte me një xhaketë krejtësisht ndryshe nga pamja e saj. Ata pinin shampanjë gjatë gjithë natës”, ka thënë burimi. Këngëtarja pas thashethemeve për mbrëmjen në Los Anxhelos nuk ka reaguar, duke bërë që paparacët të kërkojnë akoma më shumë për të zbuluar se cili është mashkulli misterioz.

24 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›