E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet “One man shoë “ në teatrin e Metropolit

Gjinia e teatrit “One man show” u eksperimentua për herë të parë gjatë muajit maj në Teatrin e Metropolit, ku suksesi i shoë-man-it Arian Çani tregoi se kjo gjini mund të jetë e suksesshme edhe në Shqipëri. Rikthehet sërisht ky koncept i këtij teatri, në këtë fundvit, në sallën e Teatrit të Metropolit, me veprën e shkruar nga Erand Sojli “Drejt lirisë”. Me regji nga Robert Budina, aktori Erand Sojli do të tentojë të provojë këtë gjini teatrore, që mbetet e prirur drejt humorit dhe satirës, në një ndërveprim të aktorit me spektatorin e sallës. “Drejt lirisë” , e shkruar me një ironi të hollë tregon përpjekjet e shqiptarëve gjatë këtyre 20 viteve të fundit 20 viteve për të fituar lirinë. Çfarë është jeta jonë në këto vite tranzicioni. Film, telenovelë, apo përrallë? Teksti sjell në këtë vepër satiriko-komike një situatë me disa personazhe, të cilët kërkojnë të largohen jashtë vendit, peripecitë e tyre për t’u pajisur me vizë, vështirësitë e udhëtimit, etj. Në mbërritjen në vendin e huaj shpaloset realiteti i ri, i ndryshëm nga të gjitha përfytyrimet e tyre, me të cilin ata duhet të përshtaten dhe të integrohen. Mosarritja e qëllimit i çon personazhet drejt kthimit në atdhe. Shkruar nga Erand Sojli, ky tekst heq paralele të rëndësishme me përrallën e kecave dhe ujkut, ku të mirët dhe të këqijtë janë të ndarë dhe të përcaktuar qartë që në fillim të shfaqjes. Publiku merr gjatë 90 minutave atë mesazh që do t’i jepnin qindra romane për t’u lexuar. Pjesa është e ndërtuar me shumë fantazi që të surprizon dhe në çdo moment e kap publikun në befasi. Premiera do të jetë në datat 29 dhe 30 dhjetor 2009 në Teatrin e Metropolit. Më pas shfaqja “Drejt lirisë” do të udhëtojë në një turne nëpër Shqipëri , Kosovë dhe Maqedoni. Vepra satiriko-komike në stilin e “One man shoë-t” do të rikthehet për publikun në muajin shkurt 2010.

320-vjetori i vdekjes së Pjetër Bogdanit

Shoqata kulturore “Anton Pashku” dje në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, ka promovuar librin me studime dhe kritikë letrare “Tradita hasjane e shkrimit shqip” e krijuesit tashmë të afirmuar Besim Muhadri (magjistër i shkencave filologjike). Kjo vepër është promovuar me rastin e 320-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit. Libri në fjalë është vepra e njëmbëdhjetë e autorit, i cili deri me tani ka shkruar këta libra: “Diçka e bukur po ndodh” dhe “A harrohet fytyra e nënës”, poezi, pastaj “Rrenuesit vinin natën”, tregime, “Rigon e rrjedh nëpër Has”, panoramë letrare, "Vështrime letrare, kritike”, "Dhuna dhe krimet serbo-malazeze në arsimin shqip në komunën e Gjakovës 1990-1999”, (monografi), "Të jesh poet", dialog me Din Mehmetin, "Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit", intervistë, "Lugishta e Hasit nga Dervish Salihu deri në luiftën e UÇK-së”, monografi, "Histori e përsëritur”, monografi (bashkautor) dhe "Tadita hasjane e shkrimit shqip". Për librin kanë mbajtur fjalim Frrok Kristaj dhe Prend Bushala.

24 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›