E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, miratohet projektligji për nënshtetësinë e fëmijëve emigrantë

Qeveria greke ka miratuar amendamentin për dhënien e nështetësisë fëmijëve të emigrantëve dhe të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale për këta të fundit, ndërsa u hapet edhe atyre rruga e marrjes së nënshtetësisë. Sipas amandamentit, të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi dhe kanë kryer deri në gjashtë vjet mësimet në sistemin arsimor vendas, kanë të drejtë të bëhen shtetas grekë. I vetmi kusht është që njëri nga dy prindërit të ketë pasur qëndrim të ligjshëm në Greqi për pesë vjet rresht.

Kolumbi
Gjendet i masakruar trupi i një guvernatori

Autoritetet në Kolumbi kanë gjetur trupin e guvernatorit të rajonit jugor të Kaketës, Luis Francisco Kuelar. Ai u rrëmbye nga banesa e tij ditën e hënë nga rebelë të dyshuar majtistë të grupit “FARK”. Lëndë shpërthyese i ishin vendosur në trupin e tij, ndërkohë zona përreth ishte minuar. Presidenti Alvaro Uribe tha se autoritetet shpjeguan se terroristët nuk e qëlluan atë me qëllim që të shmangnin zhurmat nga të shtënat e armëve, sepse ata ishin në dijeni të operacioneve të forcave tona të armatosura.

Xhamajkë
40 të plagosur në aksidentin e “Boeing 737”

Rreth 40 persona janë plagosur pas një aksidenti me një avion “Boeing 737” të American Airlines që mund të kishte përfunduar në një tragjedi. Ngjarja ndodhi në Kingston të Xhamajkës ku avioni i nisur nga Miami me 331 persona në bord, doli nga pista e aeroportit Norman Manley dhe u nda në dysh. Ngjarja ndodhi në orën 22:00 me atë lokale pasi në atë moment pista ishte përfshirë nga një shi i dendur. Ministri xhamajkian i Informacionit, Daryl Vaz tha se ka të dhëna për viktima, ndërsa 3 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

24 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›