Qeveria vendos dhurimin e një sipërfaqe toke për shkrimtarin Ismail Kadare
Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave u vendos që shkrimtarit Ismail Kadare t’’i kalojë në pronësi pa shpërblim një sipërfaqe toke. Duke u shprehur në lidhje me këtë vendim, Kryeministri Berisha theksoi se: “Jam i bindur se çdo shqiptar e mbështet e këtë vendim, por dua të theksoj këtu se Ismail Kadare, i ka falur qytetit të Gjirokastrës dhe mbarë Shqipërisë, shtëpinë e tij, ku ka lindur, ku është rritur në Gjirokastër dhe që është bërë absolutisht pika kryesore e referencës së këtij qyteti të lashtë”. Më tej kryeministri Berisha nënvizoi faktin se shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër, është përfshirë nën një rikonstruksion të plotë nga Ministria e Kulturës së bashku me autoritetet vendore. Kryeministri Berisha cilësoi se dhurimi i kësaj sipërfaqe toke “është më e pakta që qeveria shqiptare mund të bënte si një akt vlerësimi për një personalitet botëror të letrave, një shkrimtar siç do të theksonte Princi i Asturias, ndër më të mëdhenjtë e kohërave”.
24 Dhjetor 2009