Hidink: “Më mungon Anglia”
Trajneri aktual i Rusisë, Gus Hidink, do të marrë një periudhë pushimesh pas Botërorit dhe dëshiron të rikthehet në Premier Ligës angleze. I mungon Anglia dhe atmosfera e kampionatit. Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, pasi “ringjalli” Çelsin në sezonin e fundit, Hidinik mund të rikthehet në Angli. Tekniku holandez, 62 vjeç, ka në program të bëjë një vit pushim pas Botërorit të Afrikës. “E adhuroj të qëndroj në Angli për atmosferën që mbizotëron. Më mungon”.
Raikonen: “Në Monza dua podiumin”
Në Monza për të mos humbur shijen e podiumit të fituar në Belgjikë. Piloti i Ferrarit, Kimi Raikonen dëshiron të bëjë një figurë të bukur përpara tifozëve të Kavalinos. “Në Belgjikë fituam dhe dëshirojmë të mbajmë tendencën e garave të fundit, - tha Kimi për faqen e internetit të skuderisë, - duke kërkuar të qëndroj në podium. Është një nga Çmimet e Mëdha më të rëndësishme të vitit, pasi do të garojmë përpara tifozëve tanë dhe do të ishte bukur t’u jepnim atyre një kënaqësi të madhe. Më ka pëlqyer gjithmonë të garoj në Monza”.
Ikëlstoun: “Gabim Luici te F.India”
Për padronin e Formula 1, Bërni Ikëlstoun, skuderia Forca India ka gabuar për t’ia besuar makinën e Xhankarlo Fizikelës një tjetër italiani, Vitantonio Liuci. Sipas Ikëlstounit, do tëe ishte më mirë që t’i jepej shansi një piloti indian. Kjo do të ndihmonte për organizimin e Çmimi të parë të Madh në Indi në vitin 2011. Për Ikëlstoun do të ishte më mirë që në Monza të debutonte piloti i G2, Karun Chandhok. “Shpresoja se Vilaj Malja, presidenti i Forcë India ti jepte një mundësi Karunit, - tha Ikëlstoun, - dhe kjo më befasoi”.
10 Shtator 2009