Shqipëria: Danimarkë, këtu ka zot
Kombëtarja e Josip Kuzhesë ndalon danezët në Tiranë
Shqipëria ndal Danimarkën me një barazim 1-1, i pari midis tyre në tetë takime, por që komplikon seriozisht situatën në Grupin 1 eliminator, pasi Suedia fitoi në Maltë. Një Shqipëri e madhe e drejtuar nga një strateg taktik si Josip Kuzhe në suksesin e radhës së teknikut kroat. Golin e barazimit për Shqipërinë e shënoi Bogdani, që firmosi edhe golin e tij të tretë në këto eliminatore dhe të shtatin personal në kualifikueset e botërorëve. Një pikë e bukur. Bravo kuqezinj! Bravo Kuzhe! Tani na pret Suedia, më 14 tetor.
NDESHJA
Topin e parë e luajtën danezët në ndeshjen e dytë midis dy skuadrave dhe të parafundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror. Në minutën e 6-të Salihi gjuajti nga distanca, por pa problem për portierin danez Sorensen, i cili luan në Angli me Stok Siti, skuadra që mundi 1-0 Sandërlendin e Lorik Canës. Në tridhjetë minutat e parë Shqipëria u shfaq me potente, madje në minutën e 30-të Skela lëshoi një top brenda zonës daneze, por Salihi, i bllokuar nga dalja e portierit kundërshtar, nuk mundi të shënojë. Sidoqoftë, emocionet nxitën tifozët: Shqipëri etnike, Shqipëri etnike. Përgjithësisht lojë e vakët, por me një Shqipëri shumë të mirë, të vendosur në gjysmëfushën e saj, duke nxjerrë me lehtësi jashtë loje çdo iniciativë të djemve të Morten Olsenit. Në minutën e 38-të, Elvin Beqiri bllokoi një top ajror të danezëve në afërsi të zonës sonë, kombinoi me Bogdanin, ky i fundit e çoi te Agolli, por mesfushori i majtë nuk harkoi mirë. Në minutën e 39-të Niklas Bendtner, sulmuesi 21-vjeçar i Arsenalit, shënoi me kokë, duke na ndëshkuar ndoshta në momentin tonë më të mirë. Një gabim në rreshtim i mbrojtjes sonë, por dhe një dalje jo e studiuar e portierit Ujkani, që nuk mundi të shmangë golin e parë zyrtar të pësuar, pikërisht në ndeshjen e tij të tretë me përfaqësuesen. Shqipëria ende nuk ka një portier që të zëvendësojë denjësisht Arjan Beqajn, të dëmtuar.
Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim për Shqipërinë, Jahmir Hyka hyri në lojë në vend të Elvin Beqirit. Në minutën e 52-të erdhi edhe goli i barazimit për Shqipërinë, pas një këmbënguljeje në zonë të Hamdi Salihit, topi i gjuajtur nga shkodrani nuk u zotërua dot nga portieri Sorensen dhe Bogdani, i ndodhur aty pranë, shënoi golin e barazimit dhe të 12-in personal, duke u barazuar me Skelën. Shqipëria shënon në katër ndeshjet e fundit, ndërkohë që për Bogdanin ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit.
Fair Play
Në fillim të takimit, kapiteni i Shqipërisë, Ervin Skela, mbajti një fjalë të shkurtër, ku bëri thirrje për fair-play me rastin e përvjetorit të promovimit të tij ndërkombëtar. Gjest që u përshëndet si nga lojtarët danezë, ashtu dhe nga publiku.
Himni
Tenori Kastriot Tusha këndoi bashkë me lojtarët dhe i shoqëruar nga tifozët Himnin Kombëtar të Shqipërisë. Himni danez ishte i incizuar, por i shoqëruar nga rreth 200 tifozë nga Danimarka të vendosur në tribunën D3.
Bollano
Është bërë zakon që në çdo ndeshje të Kombëtares të shahet në kor kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Në tribunën VIP të stadiumit “Qemal Stafa” ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili i dëgjoi me “kënaqësi” të sharat.
Autogoli shpëton Suedinë
Suedia mori një fitore të vuajtur 1-0 në Maltë, madje të dhuruar nga “piratët” e Mesdheut, pasi ishte Azopardi që shënoi autogol në portën e tij në minutën e 81-të. Me këtë trepikësh të artë, Suedia e Zlatan Ibrahimoviçit u ngjit në kuotën e 15 pikëve.
Ringjallet Portugalia
Portugalia rriti shpresat për një vend në finalet e Botërorit të Afrikës së Jugut, pas fitores 1-0 në Budapest me rivalen direkt, Hungarinë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Pepe në minutën e 9-të, por që mjaftoi për tu siguruar tri pikë të mëdha luzitanëve.
Eliminatoret
Grupi 1
Maltë-Suedi 0-1
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Hungari-Portugali 0-1
Renditja
Danimarka 18
Suedia 15
Portugalia 13
Hungaria 13
Shqipëria 7
Malta 1
Shpresa humbet me Austrinë
Shpresat e Artan Bushatit humbën 3-1 me Austrinë, teksa golin e vetëm për Kombëtaren tonë U-21 e shënoi Odise Roshi. Për vendasit dy gola u shënuan nga shqiptari i natyralizuar si austriak Atdhe Nuhiu.
10 Shtator 2009