E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhelina Zholi, rrëfen ish-truproja: “Është psikopate”



Si ia bën Anxhelina Zholi të jetë kaq e bukur, e qetë, perfekte me gjithë impenjimet profesionale dhe familjare? Sa e sa herë e kemi pyetur veten teksa e shohim të çlirët duke ecur mbi tapetin e kuq... tani, dëgjojmë rrëfimin e ish-truprojës së saj dhe kuptojmë më shumë. Sipas Bill, siç rrëfen në “In Touch Weekly”, Zholi në publik është ndryshe nga jeta private. Në shtëpi ajo bërtet gjithë ditën, ngjason me një psikopate. Për ish-truprojën, di të shtiret mjaft mirë për t’u dukur sa më perfekte. “Anxhelina ka një imazh publik dhe një tjetër privat. Është e përqendruar te vetja dhe është maniake e kontrollit. Nuk është aspak e duruar. Bërtet, e madje shumë, më pas ikën”. Ajo që përshkruhet nga Bill është një femër nervoze, gjithmonë e tendosur dhe që humbet lehtësisht kontrollin. Karakteri i saj i vërtetë nuk ka të bëjë aspak me paqen dhe shfaqjen që tregon në ngjarjet mondane. Për orë të tëra ia ka lënë fëmijët Bredit, duke u zhdukur në suitën e saj. Edhe intimiteti me partnerin lë shumë për të dëshiruar. Nëse në fillim të lidhjes bënin shumë seks, tani flenë në dhoma të ndara. Sipas Bill, Anxhelina nuk beson tërësisht te Bred dhe ka nevojë të zbulojë se çfarë bën ai.

2 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›