Xhenifer Aniston: “Mund të aplikoj botoks për rrudhat”
Aktorja Xhenifer Aniston ka zbuluar se ajo do të mendojë aplikimin e botoksin, nëse do të vazhdojë ketë probleme me rrudhat. Aktorja 41-vjeçare, e cila mendohet se ka një lidhje sentimentale me aktorin Gerard Batler, ka thënë se ajo nuk ia ka mohuar vetes botoksin. “Mund ta aplikoj atë. Këto linja (rrudhat) po bëhen gjithnjë e më të thella çdo ditë. Këto janë vijat e jetës”, ka thënë Aniston për revistën “Harper's Bazaar”. Aniston edhe pse 41-vjeçe, gjithmonë është përmendur për linjat e saj trupore të mrekullueshme dhe finesën e sjelljes, prej një mondaneje të vërtetë.
2 Prill 2010