E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhelin Zholi në sytë e psikologut



“Anzhelina ka synime dhe ambicie shumë të qarta, por sapo ka arritur atë që dëshiron, ajo e humbet interesin. Shumë personalitete do të kishin dy fëmijë dhe një martesë, ndoshta edhe dy, por jo ajo. Ky lloj modeli vjen si rezultat i një fëmijërie të paqëndrueshme, ku asgjë s’është e sigurt dhe shpesh njeriu ndihet i braktisur apo i tradhëtuar. Pra, edhe kur ke atë që dëshiron, do ta vësh në provë deri në pikën e shkatërrimit. Kur ia del mbanë, njeriu shikon se asgjë nuk është më e sigurt dhe më pas e beson këtë edhe me më shumë forcë. Anzhelina kërkon që partnerët e saj t’i japin qëndrueshmëri, kështu ata duhet të jenë shumë të dashuruar me të, shumë të famshëm dhe të suksesshëm në jetën e tyre. Këshilla ime për Anzhelinën është: mbizotëroji nevojat e tua, ji më e sigurt në jetë dhe nënshtroju një terapie të fortë”, thotë psikologia.
“As Brad, as unë nuk kemi pohuar se të jetosh së bashku do të thotë të jesh i lidhur me vargonj me njëri-tjetrin. Ne sigurohemi që kurrë të mos e kufizojmë tjetrin”, deklaron ajo.
Anzhelin Zholi ishte tepër entuziaste teksa fliste në telefon me një mikeshë. “Ajo po më tregonte se po planifikonte një udhëtim humanitar në Haiti dhe se nuk kishte përjashtuar mundësinë e birësimit të një fëmije jetim nga ai vend”, kujton shoqja e saj. “Ajo tha se kishte menduar për birësimin e një fëmije tjetër, por tërmeti që ndodhi i erdhi si një mesazh”.
Biseda spikat gjithashtu edhe për diçka tjetër: ajo përmbante pak më shumë se një referencë kalimtare për Brad Pit-in, partner i saj prej 5 vjetësh dhe babai i familjes së saj si ‘ylber’ me tre fëmijë të birësuar, Maddox, tetë vjeç, Pax, gjashtë dhe Zahara, pesë vjeç dhe tre fëmijë biologjikë, Shiloh, tre vjeçe e gjithashtu binjakët një vjeç, Knox dhe Vivienne. Brad e kishte bërë të ditur në të shkuarën se mendonte që një fëmijë i shtatë do ta vinte Anzholinën nën një presion shumë të madh, por me sa duket Anzhelina ka kohë që synon t`i futet kësaj pune pavarësisht nga të tëra. “Po e vendosi të bëjë diçka, ajo do ta realizojë me çdo kusht”, thotë një mike e saj. “Mjerë ai që guxon t`i imponojë idetë e tij apo të saj. Në fakt, do të çuditesha nëse ajo s`do të kishte edhe një fëmijë tjetër nga fundi i vitit. “Keni për ta parë”.
Sigurisht, kjo nuk është pikëpyetja e vetme që qëndron mbi Anzhelinën, 34 vjeçare. Javët e fundit lidhja e saj me Brad ka qenë nën një shqyrtim të thellë, duke u përfolur se çifti po shkon drejt ndarjes. Ndërkohë, njerëzit e brendshëm flasin për një sërë valësh tensioni të lartë pas skenave, ndërsa zëra të tjerë sugjerojnë se 46 vjeçari, Brad Pit është kthyer tek e ish e shoqja Xhenifer Aniston për pak qetësi emocionale.
Kur për herë të parë, pas “Mr&Mrs Smith” dolën zërat rreth lidhjes së tyre, menjëherë ajo mohoi se ishte ajo prishësja e martesës, por se kishte qenë veçse një mbështetje për Brad, një shpatull, ku të vendoste kokën deri në momentin kur ai dhe Xhenifer u ndanë më 2005-në.
“Unë nuk do të flija kurrë me një burrë të martuar. Kam mjaft dashnorë, kështu që sigurisht nuk kam nevojë për Brad”, do të thoshte Anzhelina atëherë.
Brenda pak muajve, doli lajmi për pushimet e tyre erotike në Kenia dhe pas kësaj bashkimi i tyre tashmë ishte bërë një shou ndërkombëtar, duke qenë në plan të parë në vëmendjen e njerëzve, sidomos me zgjerimin e vazhdueshëm të familjes.
Disa, gjithsesi, besojnë se pavarësisht nga intensiteti i fillimit të lidhjes së dashurisë së Anzhelinës me Brad, ngaherë ka qëndruar pyetja se kur kësaj lidhje do t‘i vijë fundi. Sipas një miku “Anzhelina ka një nevojë thuajse patologjike që ta çojë lidhjen e saj në ekstrem, kështu që edhe kjo lidhje nuk ndryshon nga të tjerat”.
Pra, pse duket ajo kaq e fiksuar që të shtypë butonin e vetëshkatërrimit? Me sa duket ajo zbavitet duke bërë të kundërtën e asaj që të tjerët presin. Mjaftojnë disa nga pohimet e saj më fyese: “Kam përdorur çdo drogë të mundshme, kokainë, heroinë, ektazi, LSD”. “Jam njeriu që ka shumë gjasa të flejë me fanset e mija femra”.
Sipas miqve të saj, përgjigja gjendet në fëmijëri.
Babai i Anzhelinës, aktori i Hollivudit Xhon Voight, e braktisi nënë e saj me emrin Marcheline, kur Anzhelina ishte vetëm një foshnje, duke e lënë Marchelinën vetëm në rritjen e fëmijëve, të asaj dhe të vëllait Xheims.
“Anzhi vuri re se nëna e saj ishte plotësisht e manipuluar nga i ati, i cili vinte dhe shkonte sipas qejfit, thotë një nga miqtë e saj. “Ato ishin kohë të vështira dhe kjo e bëri të vendosur me paramendim që ajo të mos kontrollohej nga asnjëri. Dhe, për këte gjë ajo është e vendosur edhe sot e kësaj dite”. Me sa duket paqëndrueshmëria emocionale e fëmijërisë së saj pati një ndikim të thellë. Ajo pat folur publikisht rreth tentativave për vetvrasje kur ishte fëmijë, ndërsa në vitin 2000 u shtrua në një spital psikiatrik në Kaliforni pasi vuante nga depresioni. Me kalimin e viteve, tek ajo pati një interesim për makabritetin.
Më 1996, kur u martua me burrin e parë, aktorin britanik Xhoni Li Miller, Anzhelina përdori gjakun e vet për të shkruar emrin e tij mbi këmishën e bardhë që mbante veshur në ceremoninë e dasmës. Katër vjet më vonë, kur u martua me burrin e dytë, Billi Bob Thornton, ajo mbante një shishkë me gjakun e tij në qafë dhe, më vonë u fol për dashurinë e saj për thikat, kufomat dhe seksin sadomazokist. Sipas standarteve të Hollivudit ky ishte material mjaft befasues për këdo, sikurse edhe për deklarata e fundit e saj në një revistë gjermane. “Dyshoj nëse besnikëria është absolutisht kryesore në një lidhje”, tha ajo.

Përktheu: Donika Xhumari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›