E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukaku, jashtë Ligës së Kampionëve

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 17:30

Përforcimi i ri i Chelseas Romelu Lukaku nuk është përfshirë në listën prej 22 futbollistëve për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

18 vjeçari i cili i kushtoi Chelseas 20 milionë funte pas transferimit nga Anderlecht gjatë afatit kalimtar të verës nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për gjigantin londinez në fazën e grupeve të garës elite të klubeve evropiane.

Përforcimet e tjera të ardhura gjatë kësaj vere, Oriol Romeu, Juan Mata dhe Raul Meireles janë përfshirë në listën e gjerë të menaxherit Andres Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›