Xamax shkarkon trajnerin Caparros

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 17:00
Neuchatel Xamax ka shkarkuar trajnerin Joaquin Caparros dhe stafin e tij duke vazhduar sezonin kaotik për skuadrën zvicerane.
Caparros, ish trajner i Athletic Bilbaos shpëtoi vetëm pesë javë pas përplasjes me pronarin e klubit Bulat Chagaev.
Caparros u bë trajneri i pestë i shkarkuar nga detyra prej kur Chagaev u bë pronar i klubit në maj.
Chagaev e kishte emëruar Caparrosin në korrik. Xamax gjendet në pozitën e nëntë, të parafundit në Kampionatin zviceran.