Anzhi synon tre interiste
Shitja e Samuel Eto’o është cilësuar si një prej gabimeve më të mëdha të Interit dhe një prej arsyeve që kanë shkaktuar degradimin e skuadrës zikaltër, që në këtë sezon mbeti jashtë luftës për titull dhe u eliminua nga Champions League.
Megjithatë, akordi për sulmuesin kamerunas duket se ka krijuar një binom merkatoje, nga i cili italianët mund të përfitojnë fonde të rëndësishme për të rindërtuar skuadrën dhe afruar yje të rinj.
Sipas mediave italiane, skuadra ruse është seriozisht e interesuar për të blerë tre lojtarë të Interit. Në krye të listës së dëshirave është Uesli Sneijder, ndërsa klubi i miliarderit Kerimov ka shfaqur interesin për holandezin që prej muajit shkurt.
Mundësitë që fantazisti të transferohet në skuadrën e Dagestanit rriten, duke pasur parasysh faktin se në krye të stolit qëndron strategu holandez, Gus Hidink. Tekniku holandez ka kërkuar gjithashtu edhe Maikon dhe Pacinin, ndërsa me këto tre afrime, Anzhi pretendon të nisin dominimin në kampionatin rus, e gjithashtu të lënë gjurmë në kupat e Europës.
Për tre lojtarët e Interit, Anzhi është gati të ofrojë 40 milionë euro, ndërsa drejtuesit zikaltër me në krye Moratin janë të gatshëm të negociojnë për shitjen e tre futbollistëve, por pa bërë asnjë ulje nga çmimi që pretendojnë.
Kjo edhe për faktin se me paratë e përfituara nga këto largime, interistët do të kenë në dispozicion fonde të mjaftueshme për të investuar në merkato, për afrimin e lojtarëve të tjerë, me synimin që të nisin një cikël të ri fitues.