Tenis - Kupa Dejvis

Fillimisht, francezët kaluan në epërsi pasi Zho-Vilfrid Conga mundi Rajan Harrisonin 3-1 me sete. Conga e pati të vështirë në setin e parë, duke fituar 7-5, por të lehtë në të dytin me rezultatin 6-2. Amerikani mori të tretin po 6-2 dhe seti i katërt u pronësua nga francezi me të njëjtin rezultat.
Pas tyre, në fushë dolën Zhil Simon për Francën dhe Xhon Ajsner për miqtë. Amerikani nuk e pati thuajse aspak problem këtë takim duke fituar 3-0 me sete dhe duke hasur rezistencë vetëm në setin e tretë.
Ajsner fitoi setin e parë 6-3, të dytin 6-2 dhe të tretin 7-5. Francezët dhe amerikanët do të luajnë të shtunën ndeshjen e çifteve, ndërsa të dielën do të jenë dy ndeshjet e tjera teke, për të përcaktuar fituesin e çerekfinaleve.
Në çiftet e tjerë, Spanja është në avantazh 2-0 ndaj Austrisë, Republika Çeke fiton ndaj Serbisë, ndërsa Argjentina do të luajë ndaj Kroacisë.